Konstituohet Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Gent Ibrahimi zgjidhet kryetar dhe Alfred Balla zv/kryetar

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e parë në sallën e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka zgjedhur si kryetar Gent Ibrahimin dhe si zëvendës kryetar Alfred Ballën. Gent Ibrahimi vjen si kandidaturë nga bota akademike dhe nga pesë të zgjedhurit jo magjistratë, ndërsa Alfred Balla është përzgjedhur nga pesë anëtarët e votuar nga Shoqëria Civile.

Mbledhja u drejtua nga juristja më e vjetër Nurihan Seiti dhe e pranishme ka qenë edhe Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku. Krahas zgjedhjes së kryetarit dhe zëvendës kryetarit, tanimë pritet të miratohet vendimi deklarues me datën e krijimit të Këshillit dhe të hidhet shorti për përcaktimin e anëtarëve jo prokurorë që do të shërbejnë në një mandat 3-vjecar.

Më 11 dhjetor, u përcaktuan 6 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilët janë: Besnik Cani, Gent Osmani, Antoneta Sevdari, Kosta Beluri, Bujar Sheshi dhe Arben Dollapi.

Pas numërimit të 297 votave të prokurorëve shqiptarë, prokurorët më të votuar nga rrethet rezultuan Besnik Cani, Gent Osmani dhe Atoneta Sevdari. Ndërsa dy prokurorët e Apelit, Bujar Sheshi dhe Arben Dollapi u zgjodhën automatikisht për shkak se kishte vetëm dy vende të lira, për dy kandidatë (Lexo këtu)Gjashtë anëtarët e sipërpërmendur iu bashkuan 5 anëtarëve të përzgjedhur më parë nga Shoqëria Civile, duke i hapur rrugë kështu konstituimit të institucionit më të ri të drejtësisë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 19/12/2018 11:54

    Lajm i shkelqyer. Uroj pune te frytshme,sipas pritmerive te kahershme te Popullit Shqiptar ,te KLP-se se re dhe Kryesise se saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kushtojini vëmendje dashurisë....çfarë thonë yjet për ju sot

Kushtojini vëmendje dashurisë....çfarë thonë yjet për ju sot