Mblidhet Kongresi Rinor Kombëtar, të rinjtë: Të kontribuojmë brenda vendit

Pjestarë të 100 organizatave rinore në gjithë shqipërinë u mblodhën sot në pallatin e kongreseve për asamblenë e përgjithshme. Diskutimet e tyre ishin në lidhje me punën që është bërë gjatë gjithë vitit, si dhe mbi prioretet e vitit të ardhshëm.

Organizatorja Dafina Peci, Drejtoreshe Ekzekutive e Kongresit, tha se kjo asamble i është dedikuar të rinjve. Ajo shtoi se interesi i tyre për të qenë pjesë e vendimarrjeve politike në vend sa vjen dhe rritet.

Ndërsa të rinjtë tregojnë se si e shohin sot vëmendjen që i jepet rinisë nga politika. Ata tregojnë interesin e tyre në këtë fushë si dhe dëshirën për të kontribuar brenda vendit dhe jo jashtë tij.

Kongresi Rinor Kombëtar do të jetë sot dhe nesër tek Pallati i Kongreseve. Qëllimi kryesor i tij është të diskutojë më tej mbi mënyrat më të efektshme të adresimit të çështjeve prioritare për rininë, si arsimi, Rritja e pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje, Këshillimi i karrierës, Përfshirja e shoqërisë civile në procesin e Integrimit në Bashkimin Europian etj.

Kongresi Rinor Kombëtar organizohet me mbështetjen e Fondacionit Gjerman Friedrich Ebert

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Zelensky i kërkon Europës ndihmë ushtarake, Michel premton zgjidhje

Lufta në Ukrainë/ Zelensky i kërkon Europës ndihmë ushtarake, Michel premton zgjidhje