Mbrëmja e fundit e Festivalit të Jazz-it, Las Migas dhe SA-NI-TI vijnë në Tiranë (Video)

Artdashësit iu bashkuan Festivalit Ndërkombëtar të Jazz-it edhe mbrëmjen e djeshme. Artistët nga Turqia edhe Greqia bën për vete spektatorët përreth dy orë. Qëllimi i këtij festivali për të shkëmbyer eksperienca të ndryshme kulturore erdhi ëmbël nëpërmjet duos turke. Muzikantët i sollën meloditë e folklorit turk, jo vetëm në mënyrë bashkëkohore dhe si një gjuhë të përbashkët kulturore, për edhe të prezantuar tek brezi i ri që i ishte bashkuar festivalit një traditë, që në vendin tonë ka lënë gjurmët e saj. 

Pas grupit turk në skenë u ngjit trioja greke. Krijimet origjinale të grupit jazz të rinjve nuk erdhën vetëm, si një gjuhë e përbashkët muzikore të ndikuara nga jazz-i bashkëkohor. Por artistët grekë sollën edhe një propozim të ri estetik të karakterizuar nga kompozimet e improvizuara, që u duartrokitën gjatë nga publiku për dialogun muzikor, që përcollën. 
Mbrëmjen e sotme në skenë do të ngjitet grupi nga Spanja, Las Migas dhe 24 artistët e rinj, të SA-NI-TI.

Festivali i 7-të ndërkombëtar i xhazit filloi më 24 korrik dhe përfundon sonte në mbrëmje. Turqia si edhe Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Austria, Belgjikë, Italia, Izrael, Hollanda, Serbia, Spanja, Belgjika dhe artistë të ndryshëm dhe grupe të xhazit nga SHBA ishin këto ditë në hotel “Rogner” Tiranë dhe në Apolloni.

 Ermal Rodi saksofonist 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Bujtina Ajazi ndër më të mirat në Shqipëri' të dielën në 'Veri Jug' ora 13:30 në Report Tv

'Bujtina Ajazi ndër më të mirat në Shqipëri' të dielën në 'Veri Jug' ora 13:30 në Report Tv