Mbretëresha Elizabeth do që djali i saj të bëhet lider i Komonuelthit

Mbretëresha Elizabeth do që djali i saj të bëhet lider i Komonuelthit

Mbretëresha britanike Elizabeth II

Mbretëresha britanike Elizabeth II u bëri thirrje udhëheqësve të Komonuelthit Britanik të emërojnë djalin e saj, Princin Charles, për udhëheqës të tyre.

Ajo tha se është "dëshirë e saj e sinqertë" që Princi Charles ta pasojë atë "një ditë" në këtë detyrë. Roli nuk është i trashëguar dhe nuk do të kalonte automatikisht te Princi i Uellsit pas vdekjes së Mbretëreshës.

Pesëdhjetetre liderët e Komonuelthit Britanik, që u takuan sot me Mbretëreshën në Pallatin Bukinghem, do të marrin vendimin të premten. Komonuelthi është një organizatë ndërqeveritare e 53 shteteve anëtare që janë kryesisht territore të ish-Perandorisë Britanike./REL/
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor