Mbretëresha Elizabeth II feston 92-vjetorin me yjet e muzikës pop

Mbretëresha Elizabeth II feston 92-vjetorin me yjet e muzikës pop

Mbretëresha Elizabeth II duke festuar ditëlindjen me yjet e muzikës pop

Mbretëresha Elizabeth II feston sot 92-vjetorin dhe do të marrë pjesë në një koncert që do të zhillohet në nder të saj dhe që mbledh yjet e muzikës pop, nga Sting tek Shaggy duke kaluar te Tom Jones dhe Kylie Minogue.

Ashtu si e do tradita, ditëlindja e mbretëreshës u përshëndet nga 41 të shtëna të topit në Hyde Parket 62 në Kullën e Londrës, ndërkohë që gjatë ndryshimit të rojas në kështjellën Windsor, një orkestër ushtarake interpretoi “Gëzuar ditëlindjen”.

Lindur më 21 prill 1926, mbretëreshë që prej vitit 1952, dekanja e monarkëve zakonisht e feston ditëlindjen e saj në dy periudha, privatisht në ditën J (D-Day) dhe më pas gjatë një ceremonie zyrtare në muajin qershor, për t’i shpëtuar kapriçove të motit.

Ajo do të bëjë këtë vit një shkelje të traditës duke marrë pjesë, në mbrëmje, në një koncert të quajtur “Festa ditëlindjes së mbretëreshës” në sallën prestigjioze “Royal Albert Hall” të Londrës./ata/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen