'Mbreti shqiptar i tatuazheve' brenda një bunkeri në veri të Shqipërisë, blogeri izraelit Nuseir Yassin i prezanton botës Petër-in

Blogeri izraelit Nuseir Yassin ka publikuar në rubrikën e tij “Një minutë, shihemi nesër” historinë e veçantë të një djali në Veri të Shqipërisë, i cili realizon tatuazhe brenda në një bunker të ndërtuar gjatë periudhës komuniste. 

“Në Filipine është një grua 101-vjeçare që bën tatuazhe, ndërsa në Shqipëri është një djalë, i cili bën gjithashtu tatuazhe në një bunker të periudhës komuniste. Dëshira për të bërë tatuazhe është kaq e madhe. Djali që ju shikoni pranë meje, “Mbreti shqiptar i tatuazheve”, është shumë interesant dhe tani do t’ju zbuloj pse: Njihuni me Petër!”-shkruan në Instagramin e tij (“Nas Daily”) blogeri izraelit Nuseir Yassin.

Në videon e publikuar në këtë rrjet social, Petër nuk flet shumë dhe kjo gjë i bën përshtypje Yassin-it.

"Petër nuk flet shumë, dhe as që e vret mendjen shumë, ai thjesht bën tatooo. Si rrallëkush, klinika e tij e tatoove është një bunker. Ky bunker është një nga të shumtët që u ndërtua për t’u mbrojtur në Shqipëri gjatë kohës së luftës. Dhe pasi qeveria ra, Petër vendosi ta kthejë këtë bunker në një dyqan tatuazhesh.Në bunkerin e tij nuk ka çmime", shprehet blogeri izraelit, i cili e pyet më tej tatuazhistin se cfarë ndodh nëse Yassin përzgjedh një tatoo që i pëlqen personalisht. "Është falas, por në rastet kur nuk është, do të kushtojë shtrenjtë!"- i përgjigjet Petër.

"Mbreti shqiptar i tatuazheve" thotë më tutje për Yassinin se nëse një ditë nuk do të gjendet në "habitatin" e tij, "atëherë mos më kërkoni se do të jem larguar për diçka më të mirë".

Blogeri nga Izraeli e mbyll videon e tij duke thënë se "tatoo-t janë një angazhim i madh dhe ato zgjasin përgjithmonë."

"Kështu që nëse do të vendosni ta keni një, atëherë duhet të siguroheni ta bëni mirë, pikërisht këtu, në mes të askundit, në Shqipërinë veriore, në një bunker komunist. Tek një djalë me shumë talent dhe me pak fjalë. Ky kujtim unik do të zgjasë përgjithmonë, ashtu si tattoo-ja juaj."

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët