Mbrojtje edhe për të dashurat, ja çfarë parashikon ligji i ri për lidhjet afektive

Mbrojtje edhe për të dashurat, ja çfarë parashikon ligji i ri për lidhjet afektive

Foto ilustruese

Kuvendi po shqyrton një propozim të qeverisë për ndryshimin e ligjit për “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” duke zgjeruar gamën e atyre që mund të marrin urdhër mbrojtjeje.  Sipas ndryshimeve që propozohen në ligj, mbrojtjen mund ta marrin jo vetëm ata persona që janë në martesë apo bashkëjetesë, por edhe ata që janë në një lidhje afektive.

Pikërisht kjo e fundit, përfshin rastet, kur një qytetar mund të kërkojë mbrojtje  është shumë i rëndësishëm ndryshimi që parashikon për herë të parë lëshimin e urdhrit paraprak të menjëhershëm të mbrojtjes për viktimat e dhunës.

Propozimet për ndryshimet në ligj
Ndryshimet që ne propozojmë - janë ndryshime që përmirësojnë edhe mbrojtjen e fëmijëve, pasi për herë të parë, me urdhrin e mbrojtjes për nënën, automatikisht do të garantohet urdhri i mbrojtjes për fëmijët, edhe nëse mbi ta nuk është ushtruar dhunë e drejtpërdrejtë.

Parashikohet harmonizimi me nenin 3, të Konventës së Stambollit sipas së cilës: “dhunë në familje” nënkupton të gjitha aktet e dhunës fizike, seksuale, psikologjike ose ekonomike që ndodhin brenda familjes ose njësisë shtëpiake, ose ndërmjet ish-bashkëshortëve ose partnerëve ose ndërmjet bashkëshortëve ose partnerëve aktualë, pavarësisht nga fakti nëse autori i veprës penale ndan ose ka ndarë të njëjtën banesë me viktimën”;

- Synohet të përditësohen përkufizimet e termave të rinj, të tillë si “njësi shtëpiake”; “Urdhër paraprak i mbrojtjes së menjëhershme ose UPMM” dhe të unifikohen disa të tjerë me legjislacionin për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve;

- Synohet të qartësohet dhe të shtohet rrethi i subjekteve të mbrojtura, nisur nga problemet e evidentuara në praktikë, të tilla si ato të dhëna në shkronjën “ë”, të pikës 7, në të cilën përfshihen personat që janë në lidhje afektive në çift, jo domodoshmërisht të shoqëruar me bashkëjetesë”, dhe në shkronjën “f”, të pikës 7, që e shtrin mbrojtjen në raportet e zbatimit të institutit të kujdestarisë mbi të miturit dhe personat, të cilëve u është hequr ose kufizuar zotësia për të vepruar, sipas dispozitave të Kodit të Familjes. 

Neni 9, i projektligjit, sanksionon një masë të re mbrojtëse, urdhrin paraprak të mbrojtjes së menjëhershme (UPMM), i cili është reagimi i menjëhershëm për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje përmes një urdhri të arsyetuar e të lëshuar nga punonjësi i Policisë së Shtetit ose struktura e Policisë së Shtetit që trajton çështjet e dhunës në familje. Një masë e tillë është mjaft e nevojshme për një mbrojtje më të shpejtë dhe më efektive. Ajo duhet të verifikohet nga gjykata brenda afatit të përcaktuar në projekt, gjë që nuk e humb aspak karakterin e masave mbrojtëse që ka vetë ligji.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier