Mbyllet tenderi i protestuesve

Mbyllet tenderi i protestuesve

Basha, Berisha dhe Kryemadhi me deputetët e opozitës në Kuvend

Mungesa e funksionimit të degëve në rrethe, e ka detyruar Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, të hapë “tender” për të gjetur me çdo mënyrë njerëzit e protestës së “madhe”. Pavarsisht se Lulzimi i ka mbledhur me urgjencë 1 javë përpara ata që ai i quan “kryetarët e degëve në rrethe” (por që në fakt ata janë thjesht numra atje) duket se situata nuk e kanaq as Ervinin dhe as Enkeledin.

Ata i kanë transmetuar shpesh në celularë kryetarëve të degëve (edhe pas takimit zyrtar në selinë e partisë) porositë dhe merakun e shefit të madh, duke u kujtuar atyre “ kujdes mbushni autobuzët, na duhen njerëz”. Por në fakt paralajmërimi i protestës së Partisë Demokratike të Lulzim Bashës, duket më tepër si një testim që kryetari kërkonte, dhe po kërkon ti bëjë gatishmërisë së “bazës” së partisë, duke synuar tek gjetja e personave “të duhur” dhe jo tek ish-zyrtarë dhe ish-drejtues të qeverisjes 8 vjeçare. Fjalë të dala nga selia blu, thonë se “kryetari ka shpallur tender të hapur, dhe po teston të gjithë kryetarët e degëve me protestën e 26 majit, duke u kujtuar atyre se nga dyndja e madhe, varet dhe fati juaj politik në PD”.

Dhe në fakt deri orët e vona të pasdites së të premtes, “tenderi” i hapur për gjetjen e protestuesve, i ka lodhur maksimalisht drejtuesit e mbetur të degëve në rrethe të PD, pavarsisht se shumica e tyre janë detyruar të përdorin lloj-lloj mënyrash për të siguruar e pakta 3-4 autobuzë të mbushur plot. Dështimet e 2-3 protestave të fundit të PD, në fakt kanë treguar se, kjo parti nuk mund të afrojë më shumë se disa qindra vetë në “uraganin” e saj popullor. Kjo për 1001 arsye, që lidhen me ftohjen e bazës, zhgënjimet e saj, me mungesën e emrave dhe elitave intelektuale në strukturat e degëve dhe ato qëndrore, me dështimet dhe humbjet në zgjedhjet e fundit parlamentare, apo edhe me situatën qesharake në të cilën e kanë katandisur PD salianjët, enkeledët dhe jeminët.

Fakti është se, Partia Demokratike, historikisht ka patur një pjesë të caktuar militantësh, dhe ata nuk ishin pak por me mijëra që mbushnin sheshet, ndërkohë që sot ata numurohen me qindra. Kjo situatë e rënduar, nga e cila mund të dilej vetëm me një llogaridhënie të sinqertë nga lidershipi aktual, padyshim ka sjellë pasojat e sotme, që janë pasoja të pariparueshme, duke e katandisur PD në një parti që nuk ekziston pothuajse fare në mbi 70 per qind të rretheve në shkallë vendi. Sheshet dhe bulevardet, kurrë nuk mund ti mbushësh me protestues të marrë borxh nga e majta LSI, as me protestues të joshur nga paraja dhe premtime të tipit “hajde se edhe pak dhe vijmë ne në pushtet”.

Kjo teori, është e vjetëruar, është e viteve 1998-2001, dhe askush nuk e beson se në pushtet vjen duke bërë pazare dhe allishverishe pas krahëve të atyre qindra e mijëra demokratëve, siç u bë me “çadrën e lirisë” në majin e 2017. Partia nuk është “plaçkë tregu”, të cilën e ble dhe e shet sa herë të duash, partia nuk është pronë dhe çiflik të afrosh dhe të largosh cilin të duash, partia nuk është biznes privat, me të cilën mund të futesh në tender për fitimet e tua, sa herë të duash.

Kjo llogjikë dhe ky mentalitet i përket së shkuarës, pasi sot partitë, janë forca të gjalla politike, e mendimit dhe fjalës së lirë dhe jo grupime robotike që mund të lëvizin elektronikisht nga një person i vetëm. Ashtu si edhe protestat e shtatorit dhe dhjetorit 2017, apo protesta e janarit dhe kjo e fundit e majit 2018, treguan dhe do të tregojnë në fakt dobësitë e organizimit të tyre, pikërisht nga lidershipi i Partisë Demokratike. Por e keqja më e madhe qëndron në faktin se, duke mos mësuar nga dështimet, kjo parti duket sikur “zgjidhjen” e ka gjetur tek “videopërgjimet dhe tenderat e hapura” me të cilët po tenton të afrojë njerëzit e munguar të protestave “popullore”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon