POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Mbyllja e shkollave në Mat, reagon deputetja e PD: E papranueshme, çnjerëzore, të merren masa!

Deputetja e PD, Dhurata Çupi

Deputetja demokrate, Dhurata Çupi ka reaguar pas lajmit se mbi 14 shkolla janë mbyllur në rrethin e Matit për kët vit të ri shkollor.

Çupi shkruan në Facebook se situata është e patolerueshme dhe alarmante. Deputetja demokrate shton se fëmijëve po u mbyllet dera e shkollës në fytyrë, duke i larguar nga shkollat që kanë patur më afër për t’ë shkuar në shkolla më të largëta.

Plot 14 shkolla janë mbyllur në rrethin e Matit këtë vit.
Një situatë e patolerueshme dhe alarmante ku po e degradon arsimin ky pushtet .
Ndërsa para pak vitesh kërkohej të shtohej numri i shkollave për shkak të numrit të fëmijëve që duheshin arsimuar, sot Drejtoria Arsimore Mat, me një të rënë të lapsit, me argument qesharak dhe arrogant sa vete drejtuesit e saj, sot ne Mat , mbyll derën 14 shkollave duke degdisur fëmijët rrugëve në një zonë ku terreni klimaterik dhe gjeografik nuk ështe favorizues per to.
Ky është skandal.
Është e papranueshme që të sillesh në mënyrë aq cnjerëzore duke i përplasur derën në fytyrë brezit të ri.
Drejtoria Arsimore dhe Ministria e Arsimit ka marrë guximin të vendosë kycin shkollave me mbi 50 vite ekzistencë, që kanë nxjerrë breza të tërë intelektualësh.
Ja sa i rëndon dora drejtuesve te arsimit që vendosi të mbyllë këtë vit :
1.Rrethe~Baz, 2.Karice, 3.Bshkash, 4.Dukagjin, 5.Rremull, 6.Koder~Lac, 7.Burgajet, 8.Mallunxe, 9.Bater dhe ne Bashkine Klos Jane Shkollat; 1.Unjate, 2.Pleshe, 3.F.Fshat, 4.Dom, 5.Shul~Bater.

Ky është SKANDAL, ndaj të cilit duhet të merren masa një orë e më parë.
Fëmijët e fshatrave të Matit e Klosit po e presin me ankth ditën e parë të shkollës.

Dhurata Çupi, deputete e PD-së

f.g.
Komento