S’ka më klasa kolektive, mbyllen 23 shkolla në Lezhë dhe Mat/ Drejtoria: Mësim më cilësor

23 shkolla në rrethin e Lezhës dhe Matit nuk do të hapin dyert për vitin e ri mësimor, për shkak të uljes së numrit të nxënësve. Statistikat tregojnë se në shtator të vitit 2014 në shkollat e Matit mësonin 12 mijë nxënës, ndërsa në këtë shtator numri pritet të jetë i përgjysmuar. 9 prej shkollave që do të mbyllen janë në rrethin e Lezhës, ndërsa 14 në atë të Matit.

Drejtuesit e Arsimit thonë se vendimi për mbylljen e shkollave është marrë për të eliminuar klasat kolektive, ku nxënës të moshave të ndryshme bëjnë mësim me një mësues.

Mësimi me klasa kolektive cënon cilësinë e mësimit të nxënësve. Do të ketë një mësim më cilësor, sepse shkollat ku do shkojnë janë  shkolla të rikonstruktuara dhe të pajisura me bazën materiale.

Bardhok Pulaj, Drejtor i Arsimit Lezhë

Arsyeja e parë është se fëmijët po kalojnë në analfabet funksional në një farë mënyre. Ne bëmë një testim në shkrim dhe lexim dhe morëm rezultate shumë të dobëta, ku tregues është se të gjithë fëmijët që kanë qenë në klasa kolektive, kanë dalë me rezultate të dobëta.

Arjana Rami, Përgjegjëse e ZA, Mat

Drejtuesit e arsimit thonë se janë marrë të gjitha masat për transportin e nxënësve dhe mësuesve në shkollat më të afërta, ku ata do të transferohen.

Sikur edhe një nxëxës apo dy nxënës të ketë, kemi dërguar mësuesin atje, dhe ska pas problem. Në cdo shkollë që nuk mund ta transportojmë nxënësin, do ketë mësues me arsim përkatës, sipas profileve në shkollat ku janë.  

Bardhok Pulaj, Drejtor i Arsimit Lezhë

Deri tani planifikimi jonë është 14, por kjo  do variojë në varësi të transportit, ambient ku do i presë, një nga rregullatorët është prindi në këtë rast.

 Arjana Rami, Përgjegjëse e ZA, Mat

Një nga shkollat që do të mbyllet në Lezhë, është edhe ajo në fshatin Fishtë, ku ka lindur edhe poeti shqiptar “At Gjergj Fishta”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:06
Mbyllja e shkollave në Mat, reagon deputetja e PD: E papranueshme, çnjerëzore, të merren masa!

Deputetja demokrate, Dhurata Çupi ka reaguar pas lajmit se mbi 14 shkolla janë mbyllur në rrethin e Matit për kët vit të ri shkollor.

Çupi shkruan në Facebook se situata është e patolerueshme dhe alarmante. Deputetja demokrate shton se fëmijëve po u mbyllet dera e shkollës në fytyrë, duke i larguar nga shkollat që kanë patur më afër për t’ë shkuar në shkolla më të largëta.

Plot 14 shkolla janë mbyllur në rrethin e Matit këtë vit.
Një situatë e patolerueshme dhe alarmante ku po e degradon arsimin ky pushtet .
Ndërsa para pak vitesh kërkohej të shtohej numri i shkollave për shkak të numrit të fëmijëve që duheshin arsimuar, sot Drejtoria Arsimore Mat, me një të rënë të lapsit, me argument qesharak dhe arrogant sa vete drejtuesit e saj, sot ne Mat , mbyll derën 14 shkollave duke degdisur fëmijët rrugëve në një zonë ku terreni klimaterik dhe gjeografik nuk ështe favorizues per to.
Ky është skandal.
Është e papranueshme që të sillesh në mënyrë aq cnjerëzore duke i përplasur derën në fytyrë brezit të ri.
Drejtoria Arsimore dhe Ministria e Arsimit ka marrë guximin të vendosë kycin shkollave me mbi 50 vite ekzistencë, që kanë nxjerrë breza të tërë intelektualësh.
Ja sa i rëndon dora drejtuesve te arsimit që vendosi të mbyllë këtë vit :
1.Rrethe~Baz, 2.Karice, 3.Bshkash, 4.Dukagjin, 5.Rremull, 6.Koder~Lac, 7.Burgajet, 8.Mallunxe, 9.Bater dhe ne Bashkine Klos Jane Shkollat; 1.Unjate, 2.Pleshe, 3.F.Fshat, 4.Dom, 5.Shul~Bater.

Ky është SKANDAL, ndaj të cilit duhet të merren masa një orë e më parë.
Fëmijët e fshatrave të Matit e Klosit po e presin me ankth ditën e parë të shkollës.

Dhurata Çupi, deputete e PD-së

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve