‘Më dëgjo dhe mua’/ Ministria e Drejtësisë ndriçohet portokalli në mbrojtje të grave të dhunuara

‘Më dëgjo dhe mua’/ Ministria e Drejtësisë ndriçohet portokalli në mbrojtje të grave të dhunuara

Ministria e Drejtësisë e ngjyrosur me portokalli

Ministria e Drejtësisë është ndriçuar me ngjyrat portokalli mbrëmjen e kaluar, duke ju bashkuar kështu fushatës kundër dhunës ndaj grave. Ndriçimi me këto ngjyra është bërë në kuadër të fushatës kombëtare të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje me temë “Bëje botën portokalli: Më dëgjo dhe mua”.

Fushata sensibilizuese gjatë muajit dhjetor ka pasur në fokus të saj thirrjen për t’i dëgjuar dhe besuar gratë dhe vajzat e dhunuara, për t’i dhënë fund kulturës së të heshturit dhe për t’i vënë ato në qendër të reagimit. Sipas të dhënave më të fundit, nga rastet e raportuara në Shqipëri, 74% e të dëmtuarve nga dhuna në familje janë gra.

Ministria e Drejtësisë pak ditë më parë në një konferencë kombëtare kundër dhunës ndaj grave bëri të ditur edhe qëndrimin për të mos lejuar që asnjë i dënuar për dhunë në familje apo krime seksuale të përfitojë nga amnistia e fundvitit që pritet të miratohet së shpejti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Manja prezanton pr/ligjin: Lehtësohet procedura e cerfikimit për 'Përkthyesit zyrtar'

Manja prezanton pr/ligjin: Lehtësohet procedura e cerfikimit për 'Përkthyesit zyrtar'