“Më do s’më do”, Al Bano luan me mikeshën e tij Zenepe Luka: Më do (Video)

“Më do s’më do”, Al Bano luan me mikeshën e tij Zenepe Luka: Më do (Video)

Gazetarja Zenepe Luka dhe këngëtari i mirënjohur Albano Carrisi

Gazetarja Zenepe Luka ka një miqësi shumë vjeçare me këngëtarin e mirënjohur italian Albano Carrisi. Gazetarja nga Vlora ka publikuar një video në profilin e saj në Facebook, ku shihet se takon artistin italian dhe i dhuron atij një tufë me lule. Ndërkohë Carrisi fillon të luajë me petalet e luleve që merr.

“Më do, s’më do, më do, s’më do...më do!”- dëgjohet teksa thotë Al Bano dhe më pas përqafon miken e tij shqiptare.

Këngëtari mitik që ka shënjuar një epokë në muzikën italiane, ka ndikuar gjenerata të tëra me muzikën e tij edhe në Shqipëri. Albano Carrisi ka qenë dy herë në Tiranë për të dhënë koncert dhe hera e fundit ishte më datë 16 shtator 2016 për Shenjtërimin e nënë Terezës.

Lidhjet e tij me Shqipërinë janë të hershme në fakt kanë nisur nga momenti i pagëzimit me emrin Albano por janë intensifikuar deri në mbërritjen e momentit që ai mban krahas pasaportes italiane edhe atë shqiptare. Carrisi ka vizituar gjithashtu në Janar të këtij viti muzeumin “Bunkart 2”.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale