Me koncesion edhe segmenti Tiranë -Durrës? Ministria e Infrastrukturës: Po shqyrtojmë propozimin

Një kompani private i ka propozuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për të marrë me koncesion rrugën Tiranë-Durrës. Sikurse bën të ditur ky dikaster, së fundmi një subjekt privat ka propozuar që të marrë përsipër ndërhyrjen dhe mirëmbajtjen për segmentet rrugore Tiranë-Vorë-Durrës dhe Kashar-Rrogozhinë, kundrejt një tarife.

Propozimi, më konkretisht parashikon zgjerimin e aksit Tiranë-Vorë-Durrës si dhe në një fazë të mëvonshme edhe ndërtimin e aksit kashar-Rrogozhinë. Sipas ministrisë, projekti ka për qëllim të ofrojë një zgjidhje të qëndrueshme për të ulur ngarkesën në të gjithë rajonin Tiranë, Durrës dhe Rrogozhinë.

“Skema e propozuar parashikon ndërtimin e veprave në fjalë në dy faza. Së pari zgjerimin e aksit Tiranë-Vorë-Durrës, rehabilitimin e rrugës dytësore Tiranë-Durrës përmes Ndroqit dhe asaj të aksesit për bizneset. Së dyti, në një fazë të mëvonshme, përtej 2025, parashikohet ndërtimi i aksit tjetër Kashar -Rrogozhinë. Skema e propozuar parashikon që të gjithë koston e ndërtimit e përballon koncesionari privat i cili vendos një tarifë për kalimin duke garantuar shlyerjen e investimit dhe fitimin e arsyeshëm pa rënduar mbi Buxhetin e Shtetit. Qytetarëve u krijohet edhe mundësia e kalimit pa pagesë përmes rrugës alternative”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së infrastrukturës.

Sipas këtij dikasteri, kostot finale të projekteve përcaktohen vetëm pasi të ketë projekt zbatimi të miratuar për realizimin e veprave në fjalë, duke hedhur poshtë çdo koment të bërë mbi shifra konkrete në këtë fazë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën me dije se është duke analizuar këto propozime, nuk ka asnjë vendimmarrje dhe në rast të një konkluzioni pozitiv, do të ndiqen me transparencë të plotë të gjitha procedurat e përcaktuara në ligj duke garantuar mbrojtjen maksimale të interesave të qytetarëve shqiptare.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 30/10/2018 19:06

    Ed Rama e krheve Shqiperine ( si tepsine tende ) ne nje vwnd te shitur tek koncensionet . Kush keshilltar te jep keto mendime ato jane antiekonomike dhe antishqiptare . Deklarove se do luftoje koncensionet e Saliut , ti po vepron me keq . Keto babdite qe po marrin koncebsionet me gjithe ty do pergjigheni para Spakut per granitje te shqiptareve . Nuk mund te hapesh me koncension rruge qe janw bere me buxhetin e shtetit . Nandarin e je oer kater vjet dhe jep koncensionet per 35 vjet . Zoti narrt hak je ty dhe klani mafioz i joti . Po e trajton Sgqiperine si ciflig tendein . Te qifsha prafesiret e Garvardit qe bejne eksperinente te neoliberaleve qe shkaterruan biten . Harram vita qe more nga sicialistet . Moderato ta haoesh konentin , se i jam dhene voten si fis dhe jam te drejten ligjire dhe te zotit ti coj nesazh timonierit qe makinen e ka dhene me koncension

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës