POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Me kostum sportiv, atlete, bluzë të lidhur, Vlahutin 'ngjit' Vermoshin: Vizion për të zhvilluar fshatin!

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin gjatë vizitës në Vermosh

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin ka vizituar Vermoshin ku ka patur edhe një takim me kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe. Vlahutin ka qenë e shoqëruar edhe nga delegacioni i BE-së, ku ka takuar banorë të zonës por nuk ka harruar të shijojë edhe natyrën e bukur të kësaj zone.

Vlahutin shfaqet e shkujdesur, teksa është veshur thjesht me atlete, kostum sportiv dhe në trup mban të lidhur një bluzë.
Diplomatja kroate s’ka harruar të japë edhe mesazhin e saj për promovimin e zonave rurale si dhe zhvillimin e turizmit.

 “Është e rëndësishme që të përqendroheni në nevojat tuaja kryesore dhe të keni vizionin tuaj për ta zhvilluar fshatin dhe për të përmirësuar jetën tuaj”.-u shpreh Vlahutin.

Për më shumë ndiqni fotogalerinë me foto nga guida e Vlahutin në Vermosh.

f.g./b.ha.
Komento