"Më në fund me djalë", Rama jep lajmin e mirë: BERZH aprovon financimin e Bypass-it të Fierit dhe Vlorës, puna nis për pak ditë

Edi Rama, kryeministër

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një reagim të fundit në Tëitter, bën me dije se Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ka dhënë së fundmi aprovimin për të financuar ndërtimin e Bypass-it të Fierit dhe Vlorës.  Kryeministri zbulon se puna do të nisë pas pak ditësh dhe në qershor, sezoni turistik do e gjejë këtë rrugë të hapur.

Reagimi i plotë

Ufffffff... "më në fund me djalë"Erdhi aprovimi i fuuuuundit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për lidhjen e kontratës së financuar nga kjo bankë për Bajpaset e Fierit dhe Vlorës! Për pak ditë nis puna dhe në qershor patjetër traseja e hapur për sezonin turistik.

Kryeministri Edi Rama njoftoi pak ditë më parë se qeveria do të nënshkruajë një kontratë për ndërtimin e Bypass-it të Fierit edhe me gazsjellësin TAP.

Ora 18:30/ ARRSH jep njoftimin: Ja kompanitë që do ndërtojnë Bypass-et e Fierit dhe Vlorës

Pas lajmit të dhënë nga kryeministri Edi Rama, për nisjen e punimeve dhe arritjen e një dakordësie për ndërtimin e dy Bypass-eve, të Fierit dhe Vlorës, një tjetër njoftim jep Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Në një njoftim për shtyp, ARRSH bën me dije se BERZH ka miratuar si fiutesë kompanitë Gener 2&Impresa Ing.E.Mantovani dhe CGC, Combined Group Contracting.

 

NJOFTIM PËR SHTYP

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton përmbylljen e procedurave konkuruese të përzgjedhjes së kompanive kontraktore që do kryejnë punimet e dy veprave infrastrukturore, Bypass-it të Fierit dhe Bypass-it të Vlorës.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Banka Europiane e Investimeve kanë miratuar si fitues: Për Bypass-in e Fierit kompaninë kuvajtiane “CGC, Combined Group Contracting”; Për Bypass-in e Vlorës, Joint Venture shqiptaro-italiane “Gener 2 & Impresa Ing.E.Mantovani”.

Brenda pak ditësh do të bëhet e mundur rifillimi i punimeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 25/10/2018 11:22

    Eee do mbaroj nga viti 2030 ta gezoj rrugen shqiperia .. A pika qe sju bie qe po quani arritje te madhe 10 km rruge .. Shum turp...!

    Përgjigju
  • Vlora: 25/10/2018 11:22

    Eee do mbaroj nga viti 2030 ta gezoj rrugen shqiperia .. A pika qe sju bie qe po quani arritje te madhe 10 km rruge .. Shum turp...!

    Përgjigju
  • One: 25/10/2018 09:39

    Po pse po te ishte vajze nuk eshte gje e mire?!!!!

    Përgjigju
  • Popull matuf: 24/10/2018 19:48

    DO ZOTI MBARON, SE ËSHTË RRUGA ME E NDYRË PJESA HYRJE FIERIT DERI NE DALJE. HYRJE (AUTASTRADË)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të  RAI

Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI