'Më nervozon fakti që Schmeichel më mposhti', Modriç gabon në 11-metërsh

'Më nervozon fakti që Schmeichel më mposhti', Modriç gabon në 11-metërsh

Modriç përballë portierit Schmeichel

Ndeshja e mbrëmjes së djeshme mes Kroacisë dhe Danimarkës përfundoi me penallti ku Kroacia triumfoi dhe u kualifikua për në çerekfinale. Në 30 minutat shtesë Modriç pati shansin të kualifikonte kombëtaren në çerekfinale dhe që ndeshja të mos përfundonte me penallti, por gaboi përballë portierit të Danimarkës, Kasper Schmeichel. Ai shprehet se ndjehet ende nervoz për faktin që gaboi në 11- metërshin në minutën e 114.

Ishte mënyra më e rrezikshme dhe më e vështirë për të kaluar në çerekfinalet e turneut dhe jam ende shumë i nervozuar për atë gabim nga pika e penalltisë, në kohën shtesë. Kur mendoj që kam qëndruar gjithë mëngjesin përpara ndeshjes duke studiuar se si mund t’i shënoj Shmajkëllit dhe pashë që sërish më mposhti, më nervozon. Gjithsesi, e rëndësishme është që në fund arritëm objektivin.

Modriç, futbollist i Kroacisë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gol dhe asist, Mirlind Daku mund 'i vetëm' Zenitin

VIDEO/ Gol dhe asist, Mirlind Daku mund 'i vetëm' Zenitin