Tiranë/ Me pistoleta, pushkë dhe 60 doza heroinë, pranga dy të rinjve nga Tropoja (VIDEO)

TIRANË- Policia ka arrestuar dy persona gjatë operacionit “CLEANER”. Dy të arrestuarve u janë sekuestruar dy armë zjarri "pistoleta", një pushkë sportive me dylbi, 60 doza lëndë narkotike Heroinë , 140 mijë lekë të reja, si dhe municion për armët.

Në prangat e policisë ka rënë: Ermal Demushi, 35 vjeç dhe Emirjon Doçi, 29 vjeç të dy banues në Tiranë, të cilët në bashkëpunim me njëri -tjetrin shisnin heroinë në zonën e “21 Dhjetorit”. 

Report Tv ka siguruar që ditën e djeshme videon ekskluzive, ku dy agjentët e antidrogës kapën dy të rinjtë në hyrjen e një pallati, ndërsa ditën e sotme policia publikoi pamjet e shoqërimit në komisariat të dy shpërndarësve të drogës. Njëri nga dy të arrestuarit është personazh i njohur për policinë pasi në vitin 2006 kundërshtoi uniformat blu, për ta ndaluar e si pasojë përplasi me makinë një agjent të antidrogës.

Pak kohë më parë u arrestua një tjetër person i këtij grupi i quajtuar Retion Driza nga Gramshi, të cilit iu gjetën 6 doza heroinë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy të rinjve u janë sekuestruar:

- 60 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Heroinë“ dhe një dozë “Cannabis Sattiva”
- një peshore elektronike - 1 armë pistoletë me mulli
- 1 arme zjarri pistoletë Zastava 
- 12 fishekë
- 5 kapsolla detonatore me fitil
- 1 fitil zjarr përcjellës 
- një sasi e vogël lënde eksplozive
- 1pushkë sportive me dylbi 
- 140 mijë lekë të reja
- 1 automjet në pronësi të shtetasit Ermal Demushi 
- 5 aparat telefoni celular 

Armët dhe sendet e sekuestruara nga policia

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta

Finalizohet me sukses operacioni policor “CLEANER”

Sekuestrohen dy armë zjarri "pistoleta", një pushkë sportive me dylbi, 60 doza lëndë narkotike Heroinë , 140 mijë lekë të reja, si dhe municion luftarak

Arrestohen në flagrancë dy persona.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, finalizoi me sukses operacionin e koduar “CLEANER” ku u kapen në flagrancë shtetasit:

- Ermal Demushi, 35 vjeç, banues në Tiranë.

- Emirjon Doçi, 29 vjeç, banues në Allias, Tiranë

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tirane, është grumbulluar informacion nga burime të ndryshme se shtetasit Ermal Demushi dhe Emirjon Doçi, në bashkëpunim me njëri -tjetrin në zonen e “21 Dhjetorit”, shpërndanin (shisnin) lëndë narkotike të dyshuar si “Heroinë” me doza. 

Në bazë të këtyre informacioneve, është organizuar puna ku në afërsi të kryqezimit të "21 Dhjetorit" në një lokal, janë kapur në flagrancë shtetasit Ermal Demushi dhe Emirjon Doçi.

Gjatë kontrollit, shtetasit Emirjon Doçi ju gjetën 22 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, ndërsa shtetasit Ermal Demushi një dozë me lëndë narkotike e dyshuar si heroinë si dhe 140 mijë lekë të reja të dyshuara si të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Kontrolli ka vijuar në dyqanin e shtetasit Ermal Demushi, ku mbi bazën e informacioneve dyshohej se kishte armë zjarri, dhe nga kontrolli i kryer, iu gjetën një sasi tjetër lënde narkotike e llojit Heroinë, 1 peshore elektronike, një dozë cannabis sativa, 5 kapsolla detonatore me fitil, 1 armë zjarri pistoletë me mulli, 1 armë zjarri pistoletë e markës Zastava, 12 fishekë, 1 fitil zjarr përcjellës si dhe 1 sasi e vogël lënde eksplozive. 

Gjithashtu, po gjatë kontrollit të automjetit të shtetasit Ermal Demushi, në bagazhin e saj, iu gjet një pushkë sportive me dylbi. 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar :

- 60 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Heroinë“ dhe një dozë “Cannabis Sattiva”
- një peshore elektronike - 1 armë pistoletë me mulli
- 1 arme zjarri pistoletë Zastava 
- 12 fishekë
- 5 kapsolla detonatore me fitil
- 1 fitil zjarr përcjellës 
- një sasi e vogël lënde eksplozive
- 1pushkë sportive me dylbi 
- 140 mijë lekë të reja
- 1 automjet në pronësi të shtetasit Ermal Demushi 
- 5 aparat telefoni celular 

Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale “Prodhimi dhe shitje lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” të parashkuar nga nenet 283/2, 278/2,3,4, 280 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Ermal Demushi dhe Emirjon Doçi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gim: 16/11/2018 14:39

    Ketyre malokve sduhet bere gjyq fare.Nga nje shqelem e nga nje plumb bithes e ne lum ti hedhin na felliqen kryeqytetin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump