Me plagë në kokë, përgjaket ish-negociatori serb në bisedimet me Kosovën

Me plagë në kokë, përgjaket ish-negociatori serb në bisedimet me Kosovën

Borko Stefanoviç me plagët e marra në kokë

SERBI- Ish-kryenegociatori serb për Kosovën, Borko Stefanoviç është sulmuar në Krushevc të Serbisë. Pamjet e para mbi ngjarjen janë publikuar nga gazeta serbe ‘Blic’ ndërkohë që udhëheqësi i së majtës serbe ndodhet në spital.

Shkova te dera dhe një grup djemsh me kapuça të zinj dhe me rroba të errëta më dhunuan. Më thanë "Natën e mirë" dhe pasi thanë këtë gjë mora goditjen në kokë. Pastaj nuk mbaj mend më gjë.

Borko Stefanoviç

Për plagosjen e tij, janë arrestuar tre persona, të cilët ndodhen në ambjentet e paraburgimit, ndëkohë që mbi ngjarjen ka reaguar edhe Vuçiç, i cili shprehet  se Serbia është një shtet ligjor dhe se mbi rastin është vepruar urgjentisht.

Unë e dënoj këtë sulm, por është e rëndësishme që shteti të ketë bërë punën e tij.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë

Stefanoviç është i njohur për shqiptarët e Kosovës pasi për shumë vite me radhë u përball në Bruksel me shefen e dialogut nga Kosova, Edita Tahiri. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale