Me shpejtësi 190km/h si në pistë garimi, arrestohen 13 shoferë, shkeljet që ‘zbehin’ argëtimin e fundjavës në Tiranë/VD

TIRANË- Policia e Shtetit ka vijuar edhe përgjatë kësaj fundjave kontrollet në rrugët kryesore të kryeqytetit me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Nga kontrollet e kryera, poliica njofton se janë arrestuar në total 13 shtetas, si edhe janë pezulluar dhjetëra leje drejtimi. Nuk kanë munguar procedimet administrative edhe për mungesën e dokumentacionit.

Video e publikuar nga Policia

Njoftimi i plotë i policisë së Shtetit.

Shpejtesia mbi normat e lejuara qe varionte deri ne 190 km/h, Gara te rrezikshme ne rruge dhe Alkool gjate drejtimit te automjetit qe varionte deri ne 1.14 mg/l, ishin shkeljet te cilat “zbehen” argetimin edhe kete fundjave.

Per shkak te rrezikshmerise qe paraqesin, keto shkelje ishin ne Policise Rrugore te Tiranes, pergjate oreve te vona te se Premtes deri ne oret e para te mengjesit te se Shtunes, si dhe gjate oreve te mbremjes se djeshme e deri ne oren 05.00 te mengjezit te sotem.

Nga kontrollet e alternuara si ne zonat urbane dhe ato interurbane te Kryeqytetit jane konstatuar dhe

• Arrestuar ne kushtet e flagrances 13 persona, nga te cilet 12 per drejtim mjeti ne gjendje te dehur dhe 1 per korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojne funksione publike.

• Pezulluar 34 leje drejtimi per drejtim mjeti nen efektin e alkoolit.

• Pezulluar 32 leje drejtimi per shpejtesi mbi normat e lejuara.

• Proceduar administrativisht 10 drejtues mjetesh per mosrregullim shpejtesie ne qendrat e banuara dhe gara ne shpejtesi.

• 21 drejtues mjetesh te papajisur me siguracionin e detyrueshem.

• Si dhe 94 drejtues mjetesh per shkelje te tjera te rregullave te qarkullimit rrugor.

Siguria ne rruge, mbetet sfida jone, bashkohu edhe ti me ne, mos drejto mjetin nen efektin e alkoolit, respekto kufizimet e shpejtesise dhe rregullat e qarkullimit.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 28/10/2018 11:47

    Tu hiqet drejta e makines per tere jeten po vrasin njerez!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë