POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Me shtëpi të rrënuar dhe dy fëmijë të sëmurë, familja e varfër në Kukës apelon për ndihmë

Me shtëpi të rrënuar dhe më dy fëmijë të sëmurë jeton Izet Spahiu në fshatin Kolosian të Kukësit. familja Spahiu prej 10 vitesh jeton në kushte të tilla, por deri tani për këtë familje nuk është kujdesur asnjeri. I zoti i shtëpisë bën apel për ndihmë pasi shtëpia e tij po shembet nga dëbora dhe nuk ka asnjë mundësi për ta shmangur rrezikun që i kanoset. Çatia e shtëpisë është e mbuluar me çadra të ndryshme për të shmangur rrjedhjet në ambientët e brendshme. Izeti kërkon ndihmë nga ministria e shëndetësië për dy fëmijët e sëmurë.

I bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të vijnë se kam dy fëmijë shumë të sëmurë dhe i bëj thirrje  edhe bashkisë së Kukësit  të vijnë sa më shpej se shtëpia më ka rënë, ka mbetur vetëm tavani.

Izet Spahia, banor i fshatit Kolosian

Familja e Izet Spahisë bëhet prej 6 anëtarësh, ndërsa të vetmën të ardhur kanë një ndihmë ekonomike minimale. Dy fëmijët e tjerë të Izetit të cilët janë të shëndetshëm, ndjekin shkollën në fshatin Bicaj, ku u duhet të udhëtojnë çdo ditë për një orë me këmbë, e ndërsa veshjet e tyre janë tërësisht të leckosura, pasi nuk kanë mundësi për të pasur të reja. Izet Spahiut në Kolosian të njësisë administrative Biçaj e vetmja mundësi që i ka mbetur vetëm shpresa tek zoti, pasi shteti këtë familje e ka harruar prej vitesh.

b.xh./al.sp.
Komento