Më shumë se 100 francezë ngrihen për familjen shqiptare azilante: Mos i dëboni, kanë dëshirë të integrohen

 Më shumë se 100 francezë ngrihen për familjen shqiptare azilante: Mos i dëboni, kanë dëshirë të integrohen

protestues

Një familje shqiptare në Perpignan të Francës po përballet me dëbimin nga vendi, por qytetarë të shumtë francezë u kanë dalë në mbrojtje, duke mos lejuar depërtimin e saj. Bëhet fjalë për familjen Mitaj, e cila mbahet në arrest shtëpie nga autoritetet franceze, duke rrezikuar kthimin pas në Shqipëri.

Ndërsa ditën e djeshme autoritetet shkuan për të marrë 4 anëtarët e familjes Mitaj, nëna, babai dhe dy fëmijët, përkatësisht 10 e 16 vjeç dhe për t’i shoqëruar në aeroport, ku do të merrnin fluturimin për në Shqipëri.  Por, rreth 100 persona u mblodhën përpara hotelit ku po mbahet kjo familje, duke mos lejuar autoritetet që të hynin për t’i marrë.

Ekziston një padrejtësi e dukshme. Është një familje që ka dëshirë vërtetë për t’u integruar.

 Qytetari francez 

Brenda 48 orëve, janë mbledhur më shumë se 4400 firma përmes një peticioni në internet, që kundërshtojnë deportimin e familjes Mitaj. Marjana dhe Kastriot Mitaj shkuan në Francë dy vite më parë, së bashku me dy fëmijët e tyre pasi në Shqipëri u kërcënohej jeta. Vajza e tyre e madhe, Amarilda përfundoi shkollën me rezultatet të shkëlqyera.

Ndërsa mësuesit francezë thonë se çifti Mitaj është gjithmonë korrekt në takimet që mbahen me prindërit në shkollë, dhe nuk mungon në asnjë prej tyre. Zyra Franceze e Pritjes së Refugjatëve ka refuzuar kërkesën për azil të familjes Mitaj. Në një stituatë të tillë, në mbrojtje të tyre ka dalë edhe Kisha Katolike në vend.

Peshkopi i Perpignan-Elne, Monsinjor Norbert Turini i ka dërguar një letër Prefekturës, duke mbështetur kërkesën për azil të familjes Mitaj. Ndërsa data e radhës kur familja Mitaj duhet të deportohet nga Franca është 5 shtator, por deri atëherë mbështetësit e tyre kanë deklaruar se do të dalin në mbështetje të familjes shqiptare. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himarë/ Mbështetësit e Belerit penguan Këshillin Bashkiak, mbërrin FNSH! Mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura

Himarë/ Mbështetësit e Belerit penguan Këshillin Bashkiak, mbërrin FNSH! Mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura