Me sytë nga Gruevski!

Me sytë nga Gruevski!

Nikolla Gruevski

Ish Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski i ka ikur vuajtjes së dënimit në burg, pasi një gjykatë e vendit të tij, e dënoi për shpërdorim detyre. Arratisja e tij, ka shokuar Maqedoninë dhe ka zhgënjyer shumë mbështetës të cilët e shikonin atë, si një njeri të fortë, që nuk do të dorëzohej lehtë. Vetë Gruevski e ka arsyetuar arratisjen me pasigurinë fizike në Maqedoni, por vendi ku ai është dorëzuar, flet më shumë se sa ajo që ai ka bërë.

Kryeministri hungarez Orban, i cili e ka futur në shtëpi, ka qenë për një kohë të gjatë modeli dhe shpresa e çdo autokrati të korruptuar në ish vendet komuniste dhe shpresa për të relativizuar standardet e një shoqërie Perëndimore, sidomos demokracinë, lirinë e shtypit dhe betejën kundër korrupsionit. Ai u bë në një farë mënyre Kreu i “Internacionales së Autokratëve”.

Gruevski, i cili nga ana e vet, kishte shpikur rrënjët e një “kombi maqedon” dhe po prodhonte statuja për të ilustruar krijimtarinë e tij populiste, ja doli të fitonte tre mandate si një lider nacionalist, duke eleminuar kundërshtarët e vet politikë si njerëz “pa atdhe”, dhe duke përdorur shqiptarët e korruptuar, si patericë për pushtetin e tij.

Por fati i Gruevskit ndiqet me ankth në Tiranë nga aleatët e tij për disa arsye.

E para është besimi që të dy palët kishin se, do ta dështonin Reformën në Drejtësi dhe ndërhyrjen e Perëndimit për të kontrolluar drejtësinë e të dy vendeve.

Ndërkohë që në Shqipëri nisi të ndërtohej Reforma në Drejtësi, kundërshtarët e reformës, filluan të shikojnë Gruevskin si model suksesi. Kundërshtimet e tij ndaj Perëndimit, shikoheshin si shpresë dhe fakti që ai po ja dilte të fitonte politikisht edhe pse kishte Perëndimin kundër, ishte një shpresë edhe më e madhe. Falë kësaj, dy vitet e fundit, dy diplomatët më të sulmuar në Shqipëri janë ambasadori amerikan dhe ai i BE, me fyerje dhe epitete nga më të rëndat, në emër të kundërshtarëve të Reformës në Drejtësi.

Donald Lu dhe Romana Vlahutin janë trajtuar, jo si përfaqësues të Perëndimit, por si agjentë të Perëndimit, nën shembullin që Gruevski luftonte Perëndimin dhe i bënte rezistencë krijimit të Prokurorisë Speciale.

Në të dy vendet filluan të flisnin njësoj kundër bezdisë nga prania ndërkombëtare në sistemin e drejtësisë. Në Shqipëri kjo përkthehej me luftë kundër “Reformës në Drejtësi” me akuza se ambasadori amerikan dhe ajo e BE janë të korruptuar dhe blerë nga SOROS, ndërsa në Maqedoni kundër përpjekjeve të faktorit ndërkombëtar për të nxitur hetime përmes Prokurorisë Speciale.

Të dy palët filluan të merrnin të njëjtën kompani lobimi në Uashington, të paguanin të nëjtin vend në “Uashington Times” dhe të përdornin të njëjtat teza shabllone ballkanike, të tipit, “Ambasadori amerikan në Shqipëri është i emëruar nga Sorosi”, apo “Reforma në Drejtësi është kundër interesave të vërteta amerikane, pasi kontrollohet nga Sorosi”. E gjitha kjo, me shpresë se do të tërhiqnin vemendjen e administrates së re të Presidentit Trump, në inagurimin e të cilit u lagën në shi me plastmas në kokë që të dukeshin sikur u erdhi ora, ndërsa lideri jonë i opozitës shkoi dhe më tej duke paguar para ruse për të siguruar një foto me të në hotel. Një skenë tipike ballkanike dhe banale.

Arsyeja e dytë përse ndiqet me makth fati i Gruevskit nga aleatët e tij në Tiranë është arsyeja përse ai është dënuar. Për të gjtihë ata që nuk e dinë, Gruevski po shkon në burg, pasi ka firmosur blerjen e një makine të shtrenjtë për shërbimet qeveritare, nga ato gjëra që qeveritarët në Tiranë, u vjen dhe turp t’i zënë në gojë si ndere. Për ta ky lloj dënimi është i qëllimshëm, për ta poshtëruar dhe i lehtë për t’ia bërë kujtdo që ke vendosur ta dënosh. Dhe kjo e çon tensionin në maksimum, aq më tepër kur rastet analoge me Benzin e blinduar të Berishës janë si dy pika ujë. Gruevski mund të dënohet dhe për krime që akoma nuk janë bërë publike, por në Tiranë mjafton ky lloj dënimi për të futur në antkh çdo kënd që ka qenë në pushtet.

Arsyeja e tretë është fati politik i Gruevskit. Gruevski ja doli të dilte i pari në zgjedhje, por falë ndërhyjes së Tiranës zyrtare në unfikimin e faktorit shqiptar, u arrit një koalicion opozitar në pushtet.

Aleatët e Gruevskit në Tiranë, e kundërshtuan koalicionin, dhe zyra e Lulzim Bashës shpalli e gëzuar në një moment lajmin se qeveria e re po bëhet me Gruevskin, duke tradhëtuar shpresat e tyre.
Tani që loja duket se mbaroi, pasi shumica e re në Maqedoni veproi shpejt për të nxjerrë para drejtësisë fajtorët e së djeshmes, Gruevski po përballet me një krizë reale jo vetëm në opinionin publik, por dhe në partinë e tij. Edhe pse kundërshtoi formalisht referendumin për ndryshimet kushtetuese, 7 deputetë të partisë së tij, kontrolluar nga njeriu i tij më i afërt, djali i dajës, që ka drejtuar shërbimin sekret maqedonas, bashkuan votat me shumicën dhe ligjëruan ndryshimet kushtetuese.

Vetëm tani është e lehtë të kuptosh përse Sali Berisha nuk ikën nga selia e PD, përse e mban PD nën kontroll dhe është gati ta shkatërrojë dhe përdhunojë vetëm të mos i ikë atij nga duart. Arsyeja është ky momenti i Gruevskit, momenti kur nëse hidhen prangat mbi duart e tij, të të lërë në baltë Lulzim Basha, pse jo dhe Flamur Noka.

Gruevski që ishte një lider i padiskuteshëm, kur turmat i thërrisnin “Baba” dhe dukej se nuk do shkulej nga pushteti, sot është I tradhëtuar dhe nga kushërinjtë e tij dhe bashkëpunëtorët më të afërt në parti.

“Gruevskët” dhe “ivanovët” tanë, nuk i tremb urdhëri i arrestit për Gruevskin, por mungesa e rezistencës ndaj saj, arratisja poshtëruese dhe tradhëtia që i bënë të vetët në Maqedoni atij. Ky është ankthi i tyre real, që i bën të rrinë me sy e veshë, nga fati i Gruevskit./ TEMA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ervin: 17/11/2018 12:55

    Qe me te lexuar titullin besova se Mero do ish perpjekur ta lidhte me Berishen e PD. Dhe nuk u zhgenjeva. Te vetmen gje qe nuk lexoj eshte qe Gruevskin e ndihmoi vete Berisha me te birin e Bashen qe te arratisej. Pra keta te tre, si ata kapuçonet e zinj, dale naten te ndihmonin Gruevskin. Pse nuk e shkruajte Mero? Xhanem ata qe te besojne, do ta besonin dhe kete broçkull te radhes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese

DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese