Me të njëjtat emocione, ndërtohet anija Titanik II, destinacioni i njëjtë me 1912

Me të njëjtat emocione, ndërtohet anija Titanik II, destinacioni i njëjtë me 1912

Anija Titanik

Sërish të njëjtat emocione për mijëra njerëz të cilët sot kanë mësuar se anija më e njohur në historinë botërore, Titanik do të ndërtohet sërish. Kësaj here bëhet fjalë për Titanik II, një anije e cila po ndërtohet në Kinë nga Line Blue, me një vlerë prej 500 milionë dollarë. Anija do të mbajë rreth 2400 udhëtarë dhe 900 anëtarë ekuipazhi, me teknologji modern, navigim si dhe një numër të konsiderueshëm varka shpëtimi.

Nuk ka ende një datë zyrtare kur anija do të dalë në det, por pritet që inagurimi të bëhet në mesin e vitit 2022.

Projektuesi i Titanik II është Clive Palmer, një politikan dhe sipërmarrës.

Me përfundimin e saj anija është planifikuar për të lundruar në Atlantik në mënyrë që të përsërisë rrugën e anijes origjinale, duke transportuar pasagjerët nga Southampton në New York.

Titaniku u mbyt në det në 15 prill të vitit 1912 gjatë rrugës nga Anglia në Shtetet e Bashkuara pas goditjes nga një ajsberg.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin