'Me zor po pres që të iki në shkollë, po ç’e do s'kam kushtet', apeli i 10 vjeçarit në kujdestarinë e gjyshes

'Me zor po pres që të iki në shkollë, po ç’e do s'kam kushtet', apeli i 10 vjeçarit në kujdestarinë e gjyshes

Mimoza Tela, gjyshja e Xhevahirit

Xhevahir Haxhi, këtë vit shkollor do të jetë në klasën e pestë. Djaloshi 10 vjeçar i ndodhur në kushtet e vështirësisë ekonomike gjendet këto ditë përpara fillimit të vitit të ri shkollor, pa sendet e nevojshme të një nxënësi, madje edhe pa veshmbathje.

Me zor po pres që të iki në shkollë, po ç'e do si kam kushtet. 

Xhevahir Haxhi, nxënës

Gjyshja e tij Mimoza, e cila që prej lindjes ka në kujdestari nipin, kërkon që dikush ti ndihmojë, në mënyrë që Xhevahiri të ndjekë shkollën.

Sdi se ku të shkoj. Nuk di të gëzoj të paktën atë fëmijë, mirë unë u plaka, po ai?! Më vjen keq se pa baba është, nënën e ka të sëmurë. Për çdo gjë është në krahët e mia ai. Dua ta çoj në shkollë. Librat i ka pa lekë, por fletore, stilolapsa, çanta, as veshmbathje, nuk ka asnjë gjë. Po qe se nuk marin masa për këto gjëra, unë djalin nuk e çoj në shkollë. 

Mimoza Tela, gjyshja e Xhevahirit

Thirrja e gjyshes 62 vjeçare për nipin e saj shkon përtej nevojës për bukë, ushqim apo edhe orendi shtëpiake. Kësaj here apeli i saj është vetëm për shkollimin e nipit.

Kush të ketë mundësi, të vejë dorën në zemër, që të më ndihmojë të paktën për nipin.

Mimoza Tela gjyshja e Xhevahirit

Dua librat, fletoret veshmbathje, që të shkoj dhe unë në shkollë si gjithë fëmijët e tjerë. 

Xhevahir Haxhi, nxënës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet