Mediat belge alarm:Tonelata mish
i skaduar në tregun e Kosovës

Mediat belge alarm:Tonelata mish<br />i skaduar në tregun e Kosovës<br>
Shqetësimi lidhur me mishin e skaduar që shitet dhe konsumohet në vendin tonë është gjithnjë në rritje. Ditët e fundit mediat belge kanë ngritur alarmin lidhur me mishin që u eksportua nga vendi i tyre drejt Kosovës dhe mbërriti deri në doganën shqiptare. Kompania “Veviba” dyshohet se ka ndërruar datat e skadimit të afateve, duke eskportuar rreth 40 mijë kilogramë mish në tregun e brendshëm të Kosovës.

Mishi i kompanisë belge “Veviba” është importuar në Kosovë nga kompania “Euro Ida” me bazë në Komunën e Rahovecit. Mishi, që besohet të jetë 12-vjeçar, ka hyrë nga pika kufitare e Vërmicës, duke kaluar tranzit në Portin e Durrësit. Ky është cilësuar si skandali më i rëndë ushqimor në Kosovë. Zëdhënësi i doganës, Adriatik Stavileci tha se nuk ka pasur importe para vitit 2016, kur besohet të jetë eksportuar mishi i vjetër.

Sipas të dhënave që zotëron Dogana e Kosovës për zhdoganimin, kompania Veviba nuk ka pasur importe para vitit 2016, kurse në vitin 2016, që përputhet edhe me kohën e zbulimit të këtij skandali, vërehet që ka pasur tri importe në Kosovë, të cilat kanë qenë në sasi totale rreth 60 mijë kilogramë”, tha Stavileci.

Skandali i mishit të prishur është zbuluar në Belgjikë, nga Agjencia Federale për Sigurimin e Rrjetit Ushqimor (FASFC), javën e kaluar. Ky skandal ka prekur edhe shumë vende të Europës, që dyshohet se kanë konsumuar këtë lloj mishi.
Dy deputetë belgë, Yoleen Van Camp dhe Renate Hufkens, kanë kërkuar që të nisë një hetim i plotë për këtë rast. 

Por ky nuk është rasti i parë që importohet mish me cilësi të dyshimtë nga Belgjika. Në gusht të vitit të kaluar në kufirin Shqipëri-Kosovë u konfiskua 20 ton mish, i cili mbante etiketat e kompanisë Vanlommel.


e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot