Mediat: Gati marrëveshja, Shqipëria dhe Maqedonia me doganë të përbashkët në Qafë Thanë

Mediat: Gati marrëveshja, Shqipëria dhe Maqedonia me doganë të përbashkët në Qafë Thanë

Mediat maqedonase raportojnë se Shkupi ka miratuar nevojën për vendosje të kontrollit të përbashkët doganor me Shqipërinë në vendkalimin kufitar Qafë Thanë. "Drejtoria e doganave nëpërmjet Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë ka zhvilluar bisedimet me Qeverisë shqiptare, duke arritur marrëveshje për kontroll të përbashkët brenda 15 ditëve", raportojnë mediat maqedonase.

Nga Qeveria e Maqedonisë bënë të ditur se tani në fazë është krijimi i delegacioneve të cilat do të nënshkruajnë marrëveshjen me qëllim që e njëjta të hyjë në fuqi sa më shpejt.

Ky projekt pritet që të lehtësojë tregtinë në mes dy vendeve the procesin e kalimit kufitarë. I njëjti pritet që të ketë ndikim pozitiv edhe në rritjen e këmbimit tregtarë mes dy shteteve fqinje. Pak ditë më parë Maqedonia konkretizoi marrëveshjen e "One Stop Shop" në pikën e kalimit kufitar me Serbinë. Ndërsa nga janari i vitit të ardhshëm edhe Shqipëria me Kosovën do kenë doganë të përbashkët në Morinë. /alsat-m/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan