Mediat greke: Anulohet prishja e shtëpive të vjetra në Himarë

Mediat greke: Anulohet prishja e shtëpive të vjetra në Himarë

Foto ilustruese

Mediat greke shkruajnë se nuk do të ketë prishje të shtëpive 100-vjeçare në Himarë në kuadër të projektit “Himara e Re”, ose siç është quajtur nga kryetari i Bashkisë Jorgo Goro "Rindërtimi Urban në Bashkinë e Himarës".

Kathimerini shkruan se pas kundërshtive të forta të banorëve, angazhimit të Ambasadës greke dhe mbështjetjes së Greqisë, plani për Rikualifikimin Urban të Himarës është anuluar me vendim gjykate.

Gazeta shton se pas disa orëve diskutime është përgatitur një plan i ri i cili nuk prekë ndërtesat e vjetra në qendër të Himarës.

Në favor të draftit ka qenë shumica dërrmuese e banorëve, duke detyruar kryetarin e Bashkisë të firmosë përfundimisht mosshembjen e shtëpive të vjetra.

Ditë më parë ishte kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Pronave në Himarë, Nikollaq Neranxi, që denoncoi se ky plan po grabiste pronat e himariotëve, por ndërkohë, përveç prononcimit të mediave greke, ende nuk ka një reagim zyrtar të autoriteteve shqiptare për çështjen e ndërtimeve në Himarë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xreport: 03/12/2018 01:14

    fake news

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kavajë, goditi bashkëshorten me automjet në 2022, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Kavajë, goditi bashkëshorten me automjet në 2022, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)