Mediat maqedonase: Do kemi port në Durrës, Rama ia premtoi Zaev-it

Mediat maqedonase: Do kemi port në Durrës, Rama ia premtoi Zaev-it

Foto ilustruese

Shqipëria do t’i japë Maqedonisë mundësinë për një port në Durrës, i cili do të shfrytëzohet nga kompanitë maqedonase për shkëmbim tregtar. Të paktën kështu shkruajnë mediat maqedonase, të cilat citojnë kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev. Ky i fundit ka deklaruar se një gjë të tillë ia kishte premtuar homologu shqiptar Edi Rama.

Deklarata e Zaev është bërë gjatë një aktiviteti të organizuar ditën e djeshme në Odën Ekonomike të Maqedonisë. Para sipërmarrësve maqedonas Zaev foli edhe për përfitimet e Maqedonisë nga marrëveshja me Greqinë dhe integrimin euro-atlantik.

“Ja për shembull, me kryeministrin e Shqipërisë kemi të garantuar se do të na japin një port në Durrës ku do të valojë flamuri maqedonas dhe do të jetë pikërisht në shërbim të odave tona dhe konkurrenca e tillë mund të ndikojë gjithsesi që të përmirësohen kushtet dhe shërbimet që portet i ofrojnë për kompanitë e Maqedonisë. Një nga çështjet që lidhemi kështu me Bullgarinë është që të kemi alternativën e tretë, përmes Detit të Zi dhe besoj se kjo do të ndikojë shumë në konkurencën e çmimeve, ofrimin e kushteve më të mira për shfrytëzimin e porteve.”

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bledi: 18/09/2018 14:36

    port me flamur maqedonas?! ska shance propagande e kryeministrit maqedonas per referendumin. vetem nje pushtim me lufte bohet ajo. a po nje investim maqedonas ne nje toke publike me qera 30vjet

    Përgjigju
  • nnn: 05/09/2018 11:19

    edhe portin e Shengjinit e moren Erdogani me kelyshet e tij , tashi dalin maqedonasit , ju qr me gjithe shtet qe keni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8, Rithemelimi më i izoluar se talebanët

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8, Rithemelimi më i izoluar se talebanët