Mediat saudite: Shqipëria, destinacioni kryesor për t’u vizituar në 2018

Mediat saudite: Shqipëria, destinacioni kryesor për t’u vizituar në 2018

Vendimi më i fundit i qeverisë shqiptare për heqjen e vizave për qytetarët e Mbretërisë së Arabisë Saudite gjatë sezonit turistik është pritur me interes duke u pasqyruar edhe në portalet vendase.

Lidhur me këtë vendim por edhe për potencialet turistike, Arab Weeks Days ka publikuar një intervistë me ambasadorin e Shqipërisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Sami Shiba i cili tregoi se qytetarët nga Arabia Saudite mund të udhëtojnë dhe të hyjnë në Shqipëri pa viza nga data prilli 2018 deri më 31 tetor 2018.

 

“Për udhëtarët sauditë që duan të vijnë në Shqipëri nuk ka ndonjë kërkesë specifike. Gjatë periudhës verore, nga 1 prilli 2018 deri më 31 tetor 2018, qytetarët sauditë mund të udhëtojnë në Shqipëri pa viza, pa pasur nevojë të marrin vizë në Ambasadën e Shqipërisë. Udhëtimi mund të bëhet me një pasaportë të vlefshme. Unë dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për të ftuar turistët sauditë që ta konsiderojnë Shqipërinë si një nga opsionet më të mira kur bëjnë planet e tyre të pushimeve”,

ambasadori shqiptar në Arabinë Saudite Sami Shiba.

 

Bukuria natyrore, pozicioni i saj gjeografik dhe klima e kënaqshme mesdhetare e bëjnë Shqipërinë një vend të veçantë turistik në Evropë gjatë gjithë vitit. Këta faktorë kontribuan në rritjen e numrit të shtetasve të huaj që vizitojnë Shqipërinë si turistë gjatë vitit 2017 në mbi 5.2 milionë. Kohët e fundit, turizmi shqiptar është rritur, duke u futur në paketat turistike që tregojnë tiparet më të çmuara të saj, si: turizmi i detit, turizmi historik dhe kulturor, turizmi malor dhe fushor. ATA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan