Mediu: Pyetja ime për Bashën
pse opozita s'është në sheshe?

Mediu: Pyetja ime për Bashën<br />pse opozita s'është në sheshe?<br>
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar në emisionin "45 minuta" me gazetarin Denis Minga sot në Report Tv, u shpreh se opozita duhet të ishte në protesta, pasi sipas tij qeveria dhe vendi ndodhen nën pushtetin e krimit të organizuar. 

I pyetur se përse opozita nuk ka organizuar asnjë tubim pas morisë së akuzave në adresë të qeverisë, Mediu tha se edhe ai ka të njëjtën pyetje për kryetarin e PD, Lulzim Basha. 
"Është një pyetje që s'të jap përgjigje, pasi edhe unë e kam të njëjtën pyetje. Do doja që të flasim me qytetarët drejtpërdrejt, duke diskutuar tubime për të diskutuar çdo gjë. Kjo vjen si lëvijze shoqërore të cilat janë të domosdoshme"

Mediu kërkoi gjithashtu një qëndrim të qartë të Bashës për kreun e KQZ Klement Zguri, pasi PS kërkon shkarkimin e tij.
"Z.Basha duhet të mbajë një qëndrim të qartë për z.Zguri. Nuk është një mandat që ka të bëjë me invididë, por është ligjor dhe kushtetues. Pretendimet e ngritura nga PS se ka fshehur procedimin për kreun e bashkisë Mallakastër, kujtoj që kjo çështje është shqyrtuar nga kryetarja e mëparshme, Lefteri Luzi dhe është hedhur poshtë, edhe nga z.Biba gjithashtu, e nuk binte ndesh me ligjin e dekriminalizimit. Ky është një aspekt juridik që nuk ka peshë me atë që do të bëjë PS".

Sa i takon vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi marrëveshjen e qeverisë "Berisha" me Greqinë për detin e firmosur në vitin 2009, Mediu tha se vlerëson këtë vendim. "Është një çështje e gjykuar nga Gjykata Kushtetuese. Vlerësoj vendimin e gjykatës, me pëlqen apo jo. Sa i takon çështjes Çame, për fatin e keq janë tentuar të largohen nga boshti i zgjidhjes konkrete përmes demagogjisë dhe folklorizmave politike, në vend që të merreshim me zgjidhjen", u shpreh Mediu.  

I pyetur për mandatin e kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili sipas maxhorancës përfundon në fillim të dhjetorit, Mediu tha se kjo është një lëvizje e mirëorganizuar e shumicës . Ai kujtoi takimin në prani të zyrtarit të DASH, Hoyt Brian Yee duke theksuar se maxhoranca dhe opozita patën një marrëveshje për moscenimin e institucioneve kushtetuese. 

"Në momentin kur opozita ka thënë se nuk hyjmë në zgjedhje për shkak të kësaj situete, në takimin me Lu dhe Yee, ky i fundit ka vlerësuar çështjet e ngritura nga opozita dhe kërkonte nga opozita që të hynte në zgjedhje qoftë edhe me kostot. Kemi bërë një marrëveshje për një proces bashkëpunimi që ka të bëjë me anagazhimin politik por dhe ruajtjen e institucioneve konform kushtetutës". 

Z.Llalla duhet të vijojë detyrën edhe për dy vite siç ka pretenduar opozita?
Ne jemi të bindur se do ketë një rezistencë nga ana e qeverisë. E gjitha nuk ka qenë spontante por një lëvizje e organizuar e qeverisë. Para zgjedhjeve opocita e ka thënë qartë se kanabizimi ka qenë i qëllimshëm i organizuar nga qeveria për të influencuar procesin zgjedhor me grupet kriminale. Nga hetimet, përgjimet, prodhojnë jo vetëm lidhjet e politikës por dhe financimin që i është bërë PS për të blerë votat. Në momentin kur opozita ka thënë se nuk hyjmë në zgjedhje për shkak të kësaj situete, në takimin me Lu dhe Yee, ky i fundit ka vlerësuar çështjet e ngritura nga opozita dhe kërkonte nga opozita që të hynte në zgjedhje qoftë edhe me kostot. Kemi bërë një marrëveshje për një proces bashkëpunimi që ka të bëjë me anagazhimin politik por dhe ruajtjen e institucioneve konform kushtetutës. 

Ka pasur marrëveshje dhe për prokurorinë?
Jo, nuk thashë këtë. Yee kërkonte nga opozita të angazhohej në zgjedhje, duke vlerësuar çështjet e ngritura për kanabizimin, në mënyrë që të gjithë së bashku, Shqipëria të shpëtonte nga kthetrat e krimit. 

Çdo maxhorancë kërkon te ketë emrin e vet si Prokuror të Përgjithshëm, si pengohet zgjedhja, politikisht them?
Tirania e maxhorancës është një diktaturë më vete. Në demokraci vendos Kushtetuta, parimi check & balance, Rama është bërë pushteti absolut mbi qeverisjen. Në këtë sens, ne duhet ta shohim këtë si një rrezik shumë të madh për demokracinë shqiptare dhe të ardhmen. Flas për liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Jemi në situata tërësisht komplekse, problematike që kërkojnë një seriozitet të madh nga opozita sesi do të sillet. Mënyra si do sillet do ketë një diskutim mes palëve, për një plan veprimi. Ajo që është e rëndësishme është se ndjesia politike duhet të jetë edhe ndjesia e qytetarëve shqiptarë. 

Vazhdimi i z.Llalla, është pozitive për opozitën?
Për mua e rëndësishme është mënyra si funksionon prokuroria për të vepruar në autoritetin që i ngarkon ligji. 

Një tjetër institucion është edhe KQZ, për kreun e këtij institucioni. Çfarë qëndrimi ka opozita?
Është një shqetësim i drejtë të cilin e kam ngritur edhe në grupin parlamentar. Eshtë çështje politike dhe jo e Klement Zgurit. S'është një mandat që ka të bëjë me invididë, por është ligjor dhe kushtetues. Pretendimet e ngritura nga PS se ka fshehur procedimin për kreun e bashkisë Mallakastër, kujtoj që kjo çështje është shqyrtuar nga kryetarja e mëparshme, Lefteri Luzi dhe është hedhur poshtë, edhe nga z.Biba gjithashtu, e nuk binte ndesh me ligjin e dekriminalizimit. Ky është një aspekt juridik që nuk ka peshë me atë që do të bëjë PS. I vetmi institucion që gjykon mandatin e Zgurit është KQZ, duhet të mblidhet dhe me 5 vota duhet të vendosë në mbështetje ose heqjen e mandatit dhe pas kësaj i çohet Parlamentit. Logjika e PS është se se e marrim sepse KQZ mund të mos e votojë dhe e votojmë ne në Kuvend. PR-ja nuk e propozuar Zgurin, pasi pozicioni vjen si i pavarur nëpërmjet konkurimit. Ka ardhur përmes votimit në Kuvend. Është tërhequr nga pozicioni i anëtarit dhe është votuar në Parlament, për shkak të marrëveshjes. 

Z.Basha para disa javësh ka artikuluar qeverinë antimafie, është teknike? Pa Ramën? Apo e përbashkët?
Ajo që ka thënë Basha ka qenë se kjo qeveri nuk ka legjimitet për të qeverisur, për shkak të efektit të krimit, blerjes së votave, intimidimit të votuesve dhe parave të krimit që janë futur në këtë proces. Ndaj kërkohet një qeveri antimafia për transferimin e pushtetit përmes zgjedhjeve të lira, të klemi një funksionim të drejtë të qeverisë brenda kornizave të Kushtetutës. 

A është e aftë opozita të ndërpresë mandatin e qeverisë?
Shqipëria s'ka qenë ndonjëherë në këtë situatë që është sot. Sot flasim që krimi ka kapur nivelet më të larta të shtetit dhe shteti është i pazoti dhe nuk dëshiron që të veprojë kundër krimit të organizuar, madje bëhet mburojë. Dje me policinë e shtetit p.sh nga pikëpamja e funksionimit të shtetit tregon se shteti nuk ka kontroll dhe forca e krimit të organizuar është mbi politikën sot. Ky është një moment shumë i rrezikshëm për qeverinë shqiptare. Kur thoshim se me kanabizimin tentohet kriminalizimi i shoqërisë shqiptare, doli se ishte realitet, që nga fermeri e deri te nivelet e larta të politikës. Mafia shqiptare me mafien rajonale janë bërë tashmë një problem i madh. 

Pse ende opozita s'ka bërë asnjë tubim, të mos them protestë?
Është një pyetje që s'të jap përgjigje, pasi edhe unë e kam të njëjtën pyetje. Do doja që ne të flasim me qytetarët drejtpërdrejt, duke diskutuar tubime për të diskutuar çdo gjë. Kjo vjen si lëvijze shoqërore të cilat janë të domosdoshme. 

Opozita mori goditje në zgjedhje, ka arritur të fitojë terren këto muaj?
Goditja erdhi për shkak të parave të krimit të organizuar, kanabizimit të Shqipërisë, të faktuara nga ndërkombëtarët. Pastaj ka edhe një mori analizash të tjera për organizimin e punës tonë. Sot kemi një fakt, blerjen e votës, intimidimin e votuesve, bashkëpunimin e maxhorancës me krimin e organizuar për të kontrolluar pushtetin. 

Pjesë e opozitës është edhe LSI. Ç'mendim keni?
LSI është lëvizje opozitare, parti në opozitë. Mendoj se çdo faktor opozitar, parti politike, kanë pikat e veta të bashkëpunimit sepse kanë përballë një qeveri të lidhur me krimin dhe trafikun. Por çështja është se LSI ka një problem të majtë dhe PD ka një qëndrim të djathtë. Nuk flasim për koalicion, por bashkëpunim mes forcave dhe mendoj se është e domosdoshme. S'ka të bëjë me luftën për pushtet të përbashkët. Në këtë konjukturë të sotme, të kësaj situate që ka Shqipëria dhe gjeopolitikës në Ballkan, janë momentet më të vështira për shqiptarët. Lëvizjet s'janë më në interes të shqiptarëve. 

Thoni për rrezikun rus?
Është një rrezik problematik për shqiptarët. Dobësia dhe fytyra e narkoshtetit të Tiranës reflekton të gjitha çështjet dhe interesat e qytetarëve. 

A është e përçarë politika jonë? Ju kujtoj çështjen me Greqinë, PD mbështetet marrëveshjen për detin, PS thotë jo...pala greke është e unifikuar në fakt...
Kur është miratuar strategjia e sigurisë kombëtare në Kuvend ka qenë një situatë qesharake pasi askush nuk e kishte lexuar. Kjo ka të bëjë me ekonominë, energjinë, gjeopolitikën. Nuk ka një analizë të tillë, nuk ka diskutim në komisionin e sigurisë, ku niveli i diskutimit është banal, as te i jashtmi, s'ka bashkëpunim nga qeveria. 
 
Edhe kur ishit ju në pushtet nuk kishte...
Në atë kohë Shqipëria kishte marrëdhënie të forta me SHBA. Tashmë këto qëllime nuk i kapitalizuam sicc duhet dhe jemi në një konjukturë të re politike në ballkan, influenca ruse, raportet e Turqisë me Rusinë, Serbisë me Rusinë. Ne jemi në një situatë problematike, nuk jemi Shqipëria e 5 apo 10 vite më parë në raport me gjeopolitikën. Ishte fillimi i shekullit të shqiptarëbve në ballkan, tashmë nuk është më.

Çfarë rreziqesh shihni?
Ka mundësi të ngjalljes së konflikteve të tjera, rreziqe të tjera që kanë të bëjnë me kontrollin ekonomik, me raportet ushtarake. 

Keni qasje për marrëvshjen e detit me Greqinë? Po për çështjen Çame?
Është një çështje e gjykuar nga Gjykata Kushtetuese. Vlerësoj vendimin e gjykatës, me pëlqen apo jo. Sa i takon çështjes Çame, për fatin e keq janë tentuar të largohen nga boshti i zgjidhjes konkrete përmes demagogjisë dhe folklorizmave politike, në vend që të merreshim me zgjidhjen. Zgjidhja orientohet drejt Brukselit dhe Uashingtonit jo demagogjisë dhe folklorizmit politik në Tiranës. Eshtë ende në fuqi ligji i luftës me Greqinë, në një kohë kur jemi dy vende anëtare të NATO-s. A ka bërë Edi Rama një dëgjesë për ekzistencën e ligjit të luftës, për të drejtën e pronësisë që të merret në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, a ka një qëndrim për çështjen Çame në Uashington? Nuk ka. 

Keni informacion çfarë ndodhi në samitin e Kretës?
Nëse ka një produkt konkret, duhet ta vlerësojmë, por çfarë çështjesh janë shtruar. Çështja nuk zgjidhet siç duam ne, ka raporte dhe influenca ndërkombëtare. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi