Mendonit se lajmet e rreme përbëjnë rrezikshmëri? E vërteta 'njeh' vdekjen me videot false

Mendonit se lajmet e rreme përbëjnë rrezikshmëri? E vërteta 'njeh' vdekjen me videot false

Foto ilustruese

Një video e cila po qarkullonte në muajin maj në internet, shfaqte presidentin amerikan Donald Trump duke këshilluar belgët për çështjen e ndryshimit klimaterik. “Sikurse mund ta dini, unë kisha aq këllqe sa të tërhiqesha nga Marrëveshja e Klimaterike e Parisit”, dëgjohej të thoshte ai, duke parë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kamera. "Kështu duhet të veproni edhe ju", vijonte të thoshte ai.  Video ishte e krijuar nga një parti politike bege, “Socialistische Partij Anders”. Teksa u publikua në rrjetet sociale “Twitter” dhe “Facebook”, ajo provokoi qindra komente, ku në shumicën prej tyre lexoheshin komente zemëruese se si presidenti amerikan mund të guxonte të ndërhynte në politikat klimaterike të Belgjikës. Një grua shkruante: “I guximshmi Trump duhet të shohë vendin e tij që është i mbushur plot e përplot me vrasës fëmijësh”. Ndërsa një tjetër shtonte se “Trump nuk duhet “të fryjë kaq lart nga kulla”, pasi amerikanët e marrin përsipër vetë që të paraqiten si të mjerë."  Ky lloj zemërimi më pas u konstatua se erdhi si produkt i keqinformimit, pasi fjalimi u zbulua se nuk ishte asgjë më shumë sesa një produkt i falsifikuar i teknologjisë. 

Partia belge deklaroi se ata kishin paguar një studio prodhimi për të përdorur e mësuar një makinë, nga ku mund të prodhoje atë që njihet si një prodhim kompjuterik i një personi (sikurse është në këtë rast Trump), duke thënë ose bërë gjëra që kurrë nuk janë thënë apo bërë prej tyre. Qëllimi i partisë belge ishte që të përdorte videon e rreme për të rrëmbyer vëmendjen e njerëzve, e më pas për t’i ridrejtuar ata në një peticion online që i drejtohej qeverisë belge për të marrë masa më urgjente përkundrejt ndryshimeve klimaterike. Krijuesit e videos u shprehën më vonë se ata supozonin se cilësia e dobët e videos së rreme do të ishte e mjaftueshme për shikuesit e saj që ta kuptonin jo autencitetin e saj. Ekipi i komunikimit në mediat sociale e kishte nënvlerësuar fuqinë e falsifikimit të videos ose ndoshta e kishte mbivlerësuar gjykimin e audiencës së tyre. Sido që të jetë, kjo parti e vogël politike e majtë, ndoshta pa dashje, dha shembullin e parë të përdorimit të fakeve të thella në një kontekst eksplicit politik. Videoja ku paraqitej Trump, ishte një demonstrim në shkallë të vogël se si kjo teknologji mund të përdoret për të kërcënuar ekosistemin tonë të informacionit, tashmë të prekshëm, ndoshta për të minuar edhe mundësinë e një realiteti të besueshëm e të përbashkët.

Videot e rreme tani mund të krijohen duke përdorur një makinë që quhet ndryshe " një rrjet gjenerues kundërshtues", ose një "GAN". Një student i diplomuar, Ian Goodfellow, e shpiku atë në vitin 2014 si një mënyrë për të gjeneruar algoritmikisht lloje të reja të të dhënave nga grupet ekzistuese të të dhënave. Për shembull, një "GAN" mund të shikojë mijëra fotografi të Barak Obamës dhe pastaj të prodhojë një foto të re që i përafron ato fotografi, pa qenë kopja e saktë e asnjërit prej tyre, sikur të ketë një portret tërësisht të ri të ish- presidentit. "GAN" mund të përdoret gjithashtu për të gjeneruar audio të reja nga audio ekzistuese ose tekste të reja nga teksti ekzistues.

Deri në vitin 2017, përdorimi i kësaj teknologjie u kufizua kryesisht në komunitetin kërkimor të UA, ku Reddit po ndërtonte "GAN" duke përdorur TensorFlow, softuerin e lirë të "Google" për të mësuar kompjuterin me kod të hapur dhe për të mbivendosur fytyrat e të famshmëve në trupat e grave të filmave pornografikë. Pasi një numër mediash raportuan për një sërë video pornosh, të cilat u bënë të njohura si video të rreme, "Reddit" i ndaloi prodhuesit e videove për shkelje të politikës së përmbajtjes së faqes kundër pornografisë së pavullnetshme. Megjithatë, në këtë fazë, krijuesi i videos kishte lëshuar "FakeApp", një platformë e lehtë për t'u përdorur për të bërë video të rreme. Softueri i lirë e demokratizoi fuqinë e "GAN", pasi çdokush që kishte qasje në internet dhe fotografi të fytyrës së një personi mund t'i gjeneronte tashmë këto të fundit në mënyra të ndryshme vizuale. 

Kur një profesoreshë në Universitetin e Merilendit, Danielle Citron u bë fillimisht e vetëdijshme për videot e rreme pornografike, ajo u trondit nga mënyra se si po iu shkelnin të drejtat këtyre grave në privatësi. Por sapo filloi të mendonte rreth këtyre videove, ajo kuptoi se ato mund të përbënin edhe rrezikshmëri të lartë.  Ato mund të formuloheshin në mënyrë të atillë, që të kishin fuqi të dobësonin strukturën e shoqërisë demokratike. Së bashku me kolegun e saj Bobby Chesney, ajo filloi të punonte për një raport ku të mund të përshkruhej shkalla e rrezikut potencial. Të dy studiuesit, duke konsideruar kërcënimin për jetën private dhe sigurinë kombëtare, po shqetësoheshin gjithnjë e më shumë ndaj përhapjes së videove të rreme, të cilat mund të dëmtonin në mënyrë katastrofale besimin midis fraksioneve të ndryshme të shoqërisë në një politikë tashmë të polarizuar. Ata shprehen se kushdo që ka qasje në teknologjinë falsifikuese do të jetë në gjendje të anashkalojë informacionin, të manipulojë besimet dhe në këtë mënyrë të shtyjë komunitetet ideologjikisht kundërshtuese drejt realiteteve të tyre subjektive. "Tregu i ideve tashmë vuan nga manipulimi i të së vërtetës, pasi mjedisi ynë i informacionit në rrjet bashkëvepron në mënyra toksike me paragjykimet tona njohëse", thuhet në raportin e tyre. 

Teksa kjo hipotezë shqetësuese mund të jetë e lehtë për t'u sjellë ndër mend, Tim Hwang, drejtor i Etikës së Harvardit dhe i Iniciativës së Inteligjencës Artificiale, nuk është i gatshëm të pranojë se informacionet e rreme mund të kenë një ndikim të ndjeshëm në zgjedhjet e së ardhmes së afërt. Hwang ka studiuar përhapjen e dezinformatave në rrjete online për një sërë vitesh dhe duke u bazuar në eksperiencën e tij, ai shprehet se  ndikimi i videove të tilla mund të jetë vetëm i pjesshëm, pasi përdorimi i makinës për të gjeneruar video bindëse të rreme kërkon ende shkathtësi dhe shumë të dhëna. Në të njëjtën kohë, Hwang pranon se si fakte të rreme mund të bëhen më realiste dhe më të lehta për t'u prodhuar në vitet e ardhshme.

Ndërsa kërcënimi i falsifikimeve të thella intensifikohet, po bëhen gjithnjë e më shumë përpjekje për të prodhuar metoda të reja zbulimi. Në qershor, hulumtuesit nga SUNY botuan një letër ku përshkruhej se si videot e rreme mund të identifikoheshin nga mungesa e ndezjes në lëndët sintetike. Facebook është angazhuar gjithashtu në zhvillimin e modeleve që mund të identifikojnë makinën teknologjike që prodhon video të rreme. "Të gjithë programuesit duhet të bëjnë përditësimin e algoritmit për të kërkuar, për shembull, ndryshimet e ngjyrës në fytyrë që korrespondojnë me rrahjen e zemrës", shprehet njëri prej studiuesve të makinës teknologjike. 

Ky është një fenomen që një ndër studiuesit e ka quajtur "apatia e realitetit", ku kontakti i vazhdueshëm me dezinformata i detyron njerëzit që të mos besojnë në atë që shohin dhe dëgjojnë. Me fjalë të tjera, kërcënimi më i madh nuk është se njerëzit do të mashtrohen, por se gjithnjë e më shumë do të konsiderojnë gjithçka si mashtrim.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet