Mërgim Mavraj kërkohet edhe në Greqi nga dy ekipet e Athinës

Mërgim Mavraj kërkohet edhe në Greqi nga dy ekipet e Athinës

Futbollisti, Mërgim Mavraj

E ardhmja e Mërgim Mavrajt mbetet akoma pezull, me skuadra nga më të ndryshmet që kërkojnë shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare. Në edicionin e sotëm të “Sportime” në Greqi, ka dalë në skenë emri i liderit 32-vjeçar shqiptar. Ai lidhet me klubin e njohur grek të Olympiacos. Ja çfarë shkruhet për të:

“I lindur në Gjermani, pjesë e kombëtares shqiptare (43 ndeshje – 3 gola), qendërmbrojtësi, i cili më parë ka veshur fanellën e Bochum, Greuther Furth dhe Këln, u lirua nga Hamburgu pas dëbimit fillimisht te të rinjtë, Mërgim Mavraj është larg nga Bundesliga, edhe pse Hannover ka treguar interes në rastin e tij.

Kohët e fundit, Mavraj i është propozuar edhe AEK-ut të Athinës, por rasti i tij nuk është proceduar, pavarësisht përballueshmërisë financiare, që është rreth 500 mijë euro.

Olympiacos, në vend të kësaj, po e sheh atë si një zgjidhje të mirë, që mund të ofrojë përvojë dhe së bashku me shfaqjet e tij mund të japë mbështetje në pjesën e prapme. Një zonë që deri më tani duket se është e thyeshme, pa lojtarin lider”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Spaho: Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore! Gjykata ka vetëm një alternativë, t'i kthejë vulën Rithemelimit

Spaho: Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore! Gjykata ka vetëm një alternativë, t'i kthejë vulën Rithemelimit