Meritat e opozitës për rekomandimin e negociatave!

Meritat e opozitës për rekomandimin e negociatave!

Lulzim Basha gjatë protestës ne çadër

Rekomandimi për hapjen e negociatave, është një rast për të kuptuar, si e kanë pritur gjithë palët këtë ditë. Qeveria duket që e ka pritur me frikë në zemër dhe ka shpërthyer në lot gëzimi. Opozita ka shpresuar deri në fund që nuk do merrej rekomandimi dhe tani që ka ndodhur ka tezën se nuk e meritonim, por Evropa na e ka dhënë politikisht. Mos të shkoj deri tek teza e Petrit Vasilit, që qeveria ja ka futur Evropës, duke e mashtruar.

Po ti qëndrojmë tezës kryesore të opozitës, asaj që ne na e kanë dhënë Rekomandimin si një shpërblim politik, atëhere duhet të biem dakord, se e vetmja arsye përse na është dhënë rekomandimi është opozita.

Një vit më parë, kur ishim nën monitorim për pesë kushtet e vendosura për çeljen e negociatave, Partia Demokratike në opozitë, hyri në çadër me shpresë se do hidhte në erë zgjedhjet e vitit 2017 dhe do të çonte vendin drejt destabilizimit. Për herë të parë Bashkimi Evropian pa një opozitë e cila nuk përfilli kërkesat e BE, për t’u kthyer në zgjedhje dhe një nga figurat kryesore të Bashkimit Evropian dhe politikës gjermane, McAllister, u kthye duarbosh nga Shqipëria, ndërkohë që ambasadori rus dilte më i kënaqur nga takimet me Lulzim Bashën.

Në muajt në vijim, siç ka dalë tani dhe nga dokumentet amerikane kemi dhe një financim rus prej rreth 700 mijë dollarësh për Partinë Demokratike.

Kjo është një arsye bindëse për Brukselin që Shqipëria duhej shpëtuar, duke u shpërblyer politikisht.

Më pas vijuan shumë episode që kanë frikësuar Brukselin. Nga çadra e opozitës Mogherini u quajt një “kurvë komuniste” dhe që një mbesë e saj pinte drogë si Edi Rama, dhe kjo mund të jetë një tjetër arsye që Brukseli ka vendosur të na edukojë dhe të na marrë nën mbikqyrje, përmes dhënies së Rekomandimit.

Pas zgjedhjeve, ndërsa opozita u zvogëlua me 240 mijë vota, Brukseli po ashtu është ndjerë i frikësuar se demokracia është në rrezik dhe se vendi duhet futur nën sqetullat e BE për të pasur garanci demokracia e brishtë shqiptare.

Fillimi i procesit të Vettingut ka qenë po ashtu një moment reflektimi. Bashkimi Evropian dhe SHBA u angazhuan zyrtarisht në zëvendësimin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa opozita jo vetëm u doli kundër por i denoncoi si puçistë kushtetues të Shqipërisë. Shpresoj që dhe kjo të jetë mbajtur shënim dhe të ketë ndikuar në vendimin për të marrë Rekomandimin.

Më pas vendi u bë me Prokuror të ri të Përgjithshëm të Përkohshëm, nën mbështetjen e BE dhe SHBA, por opozita vendosi t’i vërë flakën Kuvendit. Çizmja që fluturori mbi kokën e Edi Ramës mund t’i ketë mbushur mendjen Evropës që opozita është gati të niset dhe zbathur drejt Evropës.

Ndërkohë që data e negociatave afrohej, opozita vendosi të shpallë aksionin e madh kombëtar të mosbindjes civile, i cili në fakt ishte thjeshtë një përpjekje për të trembur negociatat pas dy javësh.

Pas flakës së Kalimashit dhe gomave të djegur në disa postblloqe, mosbindja civile përfundoi me miell serb në Kuvend, ku Edi Paloka ‘këputi’ mish duke shkulur televizorin e Parlamentit për të qëlluar Edi Ramën. Evropa me siguri e ka parë dhe këtë skenë dhe ka vendosur që të japë Rekomandimin, pasi ky vend po rrëshqiste larg duarve të Perëndimit.

Dhe një festë që pati opozita në Tiranë dhe ajo do ta ketë trembur Evropën. Dy javë më parë në Tiranë opozita shpërtheu në festë për fitoren e Viktor Orban në Hungari, ndërkohë që në Bruksel ishte ditë zie. Edhe pse Evropa e di që demokratët shqiptarë nuk kanë këllqe si Orban ideja që pëlqejnë një antievropian i ka trembur dhe ka vendosur të japë Rekomandimin.

Dhe nëse Brukseli ndonjë ditë nuk e ka pasur mendjen tek ne, do t’i ketë mjaftuar ndonjë deklaratë e Petrit Vasilit që të kujtohet se ky vend duhet sjellë në binarë.

Në këto kushte mund të themi me plot gojën se nëse Brukseli e ka dhënë Rekomandimin për negociatat si shpërblim politik, merita kryesore i takon opozitës që e ka trembur Brukselin me prirjet e saj anti-Perëndimore, adhurimi për autokratët anti-Perëndimorë, rrëshqitja drejt lobimeve ruse dhe përpjekjet e dështuara për destabilizim dhe bllokim të reformës në drejtësi. Ndonjëherë idiotët janë të dobishëm!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lolita: 18/04/2018 10:31

    Të njëjtin mendim ishte edhe Flamuri nipi i xhaxhait Berisha...

    Përgjigju
  • gjeo-analisti-zvicer.ff.: 18/04/2018 10:15

    Salih Berisha dhe Lulzim Basha me PD, kane merita historike. e gjithe demokracia fillojë nga salih berisha dhe Azem Hajdari. ps u krijua si barrier anti avacimit te Shqiperis ne qdo parameter Shteti. te gjitha te kqijat qe i fabrikuan ps me kliken e sajë,u munduan tja hudhin pd. por provatë konkrete e tregojn te kunderten. Salihu planifikoj nje shqiperi demokrate pro evropiane.. Rivalet pro osmano-ruso-serbe ps qdiher vetem ne favore te destabilizim shqiperis. Bash si qeveria esat pasha kunder ish qeveris ismail qemali. Sakihun e dhe Bashen i respektojn dhe nddrojn evropa,a ps as me sy nuk preferojn ti shikojn,me nje fjal,ps e izoloje shqiperin nga bota demokratike. prova qe edhe vitojn anti amerijes ne okb. te gjjtha bisedat per detin me gfeket jashte syve e veshve te gazetarve. te gjitha vizitat e ilir metes ne serbi e shtete tjera,Aninime,pa u njoftuar populli dhe gazetat te pakta te pavarura nga regjimi ps diktatura.

    Përgjigju
    • I pandehuri: 18/04/2018 16:18

      -analisti-.....analizo gjuhen! Nuk kuptohet se çfarë gjuhe po flet!!!!!!! Ah po gjuhen e shpellarëve të pagdhendur. Ju haxhiqamilët e shkaterruat Shqiperine....rracë e ndyrë! Zhdukuni në shpellat prej nga keni dalë e lëreni Shqipërinë të qetë ne rrugën drejt Europes, ku nuk ka vend per ju pjellë bastarde!

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Panik' te Juventus, Man. United në sulm për Bremer

'Panik' te Juventus, Man. United në sulm për Bremer