Merkatoja në Premier League/ Arsenal ofron 100 milionë euro për Dembele, Courtois arrin akordin me Real Madrid

Merkatoja në Premier League/ Arsenal ofron 100 milionë euro për Dembele, Courtois arrin akordin me Real Madrid

Osmane Dembele dhe portieri Thibaut Courtois

Nesër merkatoja angleze mbyllet në orën 18:00 dhe të gjitha klubet po bëjnë përpjekjet e fundit për të përforcuar skuadrat. Arsenal po tenton të bëjë goditjen e minutës së fundit, duke sjellë në Londër “yllin” e Barcelonës, Osmane Dembele.  Lojtari u ble vjet nga Dormund, por ka qenë i pafat  me dëmtimet e tij dhe nuk ka arritur të tregojë vlerat e tij në këtë klub.

Duket se lojtari është jashtë planeve të Ernesto Valverdes për sezonin e ri dhe Arsenal është gati të bëjë një ofertë zyrtare prej 100 milionë eurosh, ku Barcelona do të mendohej mirë para se të japë vendimin final.

Ndërkohë, gjatë dy ditëve të fundit portieri Thibaut Courtois mungoi në stërvitje me ekipin e Chelsea, pasi ka qenë duke mbyllur marrëveshjet për të ardhmen e tij. Portieri belg pritet të mbërrijë nesër në Madrid për të kryer kryer testet mjekësore dhe pastaj të firmosë kontratën me Realin.

Lojtari ka arritur çdo akord të mundshëm me ekipin spanjoll dhe atë angelz. Thuhet se shifra e këtij transferimi do të jetë plotë 40 milionë euro. Trajneri i Real Madrid, Lopetegui ka deklaruar se është i kënaqur me portierin Navas, por kjo ndoshta është thjesht një strategji.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos, nuk ka të lënduar

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos, nuk ka të lënduar