Merkel: Gjermania e vendosur të qëndrojë në paktin bërthamor

Merkel: Gjermania e vendosur të qëndrojë në paktin bërthamor

Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Anulimi i marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe fuqive botërore do të ishte gabim, tha kancelarja gjermane Angela Merkel.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump njoftoi javën e kaluar se SHBA tërhiqet nga marrëveshja, pavarësisht përpjekjeve të fuqive evropiane për ta bindur Uashingtonin që të qëndrojë në këtë pakt. Merkel i tha Parlamentit gjerman se: 

Pavarësisht se pakti është  larg ideales… nuk është në rregull që kjo marrëveshje të anulohet në një situatë të tillë.

Kancelarja gjermane,  Angela Merkel

Ajo tha se pavarësisht mospajtimeve mes Uashingtonit dhe aleatëve evropianë mbi këtë marrëveshje,

Marrëdhëniet transatlantike janë dhe mbeten të një rëndësie të madhe.

Kancelarja gjermane,  Angela Merkel

Në një takim me ministrin e Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif në Bruksel më 15 maj, nënshkruesit evropianë të marrëveshjes janë zotuar se do ta mbajnë paktin gjallë, pavarësisht tërheqjes së SHBA-së.

Më 2015, Irani nënshkroi marrëveshjen bërthamore me Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Kinën. Kjo marrëveshje e obligon Teheranin që të frenojë programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë