Merkel takim me kryeministrin spanjoll, diskutojnë për çështjen e emigracionit

Merkel takim me kryeministrin spanjoll, diskutojnë për çështjen e emigracionit

Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez

Kancelarja gjermane Angela Merkel është takuar këtë të diel me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez në Sanlucar de Barrameda. Ajo e ka përshëndetur marrëveshjen me Spanjën për pranimin e refugjatëve që dëbohen nga Gjermania apo Austria. Merkel është shprehur se:

Marrëveshja mund të vendosë më shumë rregull në lëvizjet migratore dytësore.

Kancelarja gjermane Angela Merkel

Refugjatët që kapen në kufirin gjermano-austriak mund të dëbohen për në Spanjë brenda 48 orëve që nga kjo fundjavë, por gjithmonë në rast se ata kanë kërkuar atje azil. Ministria e Brendshme gjermane ka deklaruar se kjo gjë do të ndodhë rrallë, pasi që nga mesi i qershorit nuk ka pasur asnjë rast të tillë gjatë kontrolleve kufitare në Bavari. Kancelarja theksoi nga Sanlucar de Barrameda se “negociata intensive” po zhvillohen edhe për një marrëveshje të ngjashme me Greqinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Raiffeisen Invest lançon fondin e parë dhe të vetëm në treg ESG  “Raiffeisen Solid”

Raiffeisen Invest lançon fondin e parë dhe të vetëm në treg ESG  “Raiffeisen Solid”