Mero Baze: Meta mendon dorëheqjen nga presidenca dhe kandidimin si lider i opozitës?

Mero Baze: Meta mendon dorëheqjen nga presidenca dhe kandidimin si lider i opozitës?

Gazetari Mero Baze dhe presidenti Ilir Meta

Në një vit e shtatë muaj në detyrën e presidentit të republikës, Ilir Meta ka kthyer me dekret më shumë projektligje sa çdo paraardhës i tij. Tre janë rastet më flagrante të firmës së Metës, kthimi i dekretit për Sandër Lleshajn, ai për buxhetin e shtetit për vitin 2019 dhe më i fundit rrëzimi i propozimit për emërimin e Gent Cakajt ministër të Jashtëm vetëm dy ditë më parë. Për këto tre firma, Meta hyn në histori si presidenti i parë në 29 vite pluralizëm që kthen dekretet e emërimit të ministrave dhe projektligjin e buxhetit të shtetit.

Paralajmërimet nga maxhoranca kanë qenë konkrete duke e akuzuar Metën për shkelje të kushtetutës dhe shkelja e ligjit themeltar të shtetit, nëse presidenti tejkalon kompetencat do të thotë shkarkim të presidentit. Por mungesa e një Gjykatë Kushtetuese pamundëson dërgimin për interpretim të vendimeve të kreut të shtetit që mund të sillnin për rrjedhojë edhe "kapjen" e tij të shkelje të Kushtetutës. 

Mirëpo, përpara mbërritjes te Kushtetuesja e cila ka "kyçur" muaj më parë për shkak të dorëheqjeve dhe Vettingut dhe do të vijojë të jetë e tillë edhe për disa muaj të tjerë, duket se është vetë presidenti Ilir Meta i cili ka një 'as' nën mëngë, të paktën kjo sipas analistëve. Për gazetarin Mero Baze, Ilir Meta mund të shkojë drejt dorëheqjes nga posti i presidentit dhe po sheh mundësinë e marrjes së frenave të opozitës, duke lënë në hije Lulzim Bashën. Kjo, shkruan Baze, si e vetmja mënyrë për përballjen politike të Ilir Metës me Edi Ramën.    

Tani ka nisur betejën e tij të dytë. Dhe kjo betejë ka koston e saj politike, sa i përket postit të Presidentit, pasi bazohet mbi vullnetin e tij politik për të shkelur Kushtetutën, në emër të betejës opozitare. I vetmi çmim që e justifikon këtë, është ikja nga Presidenca dhe hedhja në betejë politike, për t’i qëndruar përballë Edi Ramës si rival, duke e lënë përfundimisht në hije Lulzim Bashën.

Mero Baze, gazetar

Analiza e Mero Bazes
Për të gjithë ata që u shqetësuan dje nga letra e Baton Haxhiut, ndaj mikut më të ngushtë të familjes së tij, Ilir Meta, sot kanë rastin të qetësohen, pasi keni lexuar letrën e Ilir Metës për Edi Ramën, që lë në hije çdo sintaksë kërcënuese dhe shantazhi në rrugë zyrtare.

Përshkallëzimi i konfliktit verbal të Presidentit ndaj Kryeministrit paraditen e sotme, e la në hije debatin procedurial dhe kushtetues mbi pafuqinë e Presidentit për të diktuar kabinetin e qeverisë. Ilir Meta duket se nuk ka më nerva të bëjë dhe një herë debatin kushtetues, mbi mungesën e kompetencës, lidhur me mos- çdekretimin e ministrit të Jashtëm, shkarkuar nga kryeministri, dhe emërimin e të riut.

Njësoj si në rastin e parë, kur nisi debati mbi vonesën e dekretimit të Sandër Lleshit, dhe sot, Ilir Meta i doli politikisht përpara problemit. Kushdo që e mban mend në rastin e Lleshit, ai u betua se nuk do ta lejonte Edi Ramën të ishte “Sekretari i Parë” në Shqipëri. Pra u betua politikisht se do bënte betejë politike ndaj tij, dhe do ta përdorte postin e Presidentit për të udhëhequr opozitën.

Njësoj dhe sot. Ai i iku debatit për Gent Cakën, dhe paligjshmërisë kushtetuese, që po shoqëron veprimtarinë e tij si president, dhe ju turr kryeministrit, gati njësoj siç është i turrur më 12 janar 2011, rreth dhjetë ditë para 21 janarit. Nuk e ka menduar keq. Nga kjo spirale ku ai është futur, në përpjekje për të diktuar politikisht punët e brendshme të qeverisë, nga posti i Presidentit, mund të dilet vetëm politikisht. Dhe vetëm me një gjuhë ekstreme, e cila lë në hije çdo faktor tjetër opozitar.

Kjo është përpjekja e dytë e Ilir Metës, për të marrë frenat e udhëheqjes së opozitës përmes postit të Presidentit. Në rastin e parë, atë të Sandër Lleshit, Meta e sulmoi ashpër Ramën, duke ja bërë të qartë se ka ikur koha e “Sekretarit të Parë” dhe ne të gjithë pritëm që ai ta vazhdonte atë betejë dhe të udhëhiqte opozitën, duke lënë postin e Presidentit. Dhe nuk është se nuk e përhapi edhe këtë version. Por pas disa ditësh e pa më ftohtë këtë çështje, dhe hoqi dorë, duke ja lënë sërish Lulzim Bashës opozitën.

Këtë radhë duket më serioz dhe më i vendosur. Gjuha e tij ekstreme, akuzat verbale që lënë në hije qytetarin digital, dhe spiralja e paranojës në të cilën duket që ka hyrë, jep më shumë shpresa se ai do të vazhdojë këtë radhë betejën politike deri në fund. Dhe kjo në fakt është beteja reale dhe virusi që po na përsërit në mënyrë të shëmtuar, një debat fallco nga Presidenca, që tenton të diktojë qeverinë.

Problemi real që ka Ilir Meta është si të marrë opozitën përmes Presidencës, dhe jo si të marrë qeverinë. Qeverinë nuk e merr dot pa zgjedhje, ndërsa opozitën mund ta marrë. Tonet me të cilat e ka nisur këtë betejë, janë aq të larta, dhe do të jetë një kosto e madhe për të, nëse tërhiqet. Dhe kjo duket pak dhe në reflektimin që Basha ka ndaj gjuhës së Ilir Metës. Ai më parë se të tjerët e ka kuptuar që Ilir Meta nuk ka ndonjë shqetësim për Gent Cakën, por për lidershipin e opozitës, që matet herë pas here ta synojë nga karrigia e Presidentit.

Herën e parë Ilir Meta u tërhoq, kur të gjithë i thanë vazhdo. I tha vazhdo shtypi që e mbështeste, i thashë vazhdo unë dhe gazetarët që janë kritikë me të, i tha vazhdo Edi Rama dhe qeveria, duke menduar se ai donte të bënte politikë me postin e ministrit të Brendshëm, në kundërshtim me Kushtetutën. Pikërisht atëhere ai bëri sikur nuk kishte ndodhur asgjë, dhe e dekretoi.

Tani ka nisur betejën e tij të dytë. Dhe kjo betejë ka koston e saj politike, sa i përket postit të Presidentit, pasi bazohet mbi vullnetin e tij politik për të shkelur Kushtetutën, në emër të betejës opozitare. I vetmi çmim që e justifikon këtë, është ikja nga Presidenca dhe hedhja në betejë politike, për t’i qëndruar përballë Edi Ramës si rival, duke e lënë përfundimisht në hije Lulzim Bashën.

Do të jetë një vendim i fortë nëse i qëndron deri në fund deklaratës së sotme kundër Edi Ramës. Ajo vihet në jetë vetëm nëse  zbret në fushën e betejës politike kundër tij. Nga zyra e Presidentit mund të përsërisë vetëm skenarin e Sandër Lleshit. Dhe dy herë janë shumë. Edhe Luli ka thënë po më gënjejve dy here, nuk është më faji jot, është faji im.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adri: 12/01/2019 15:39

    Ky Mero I POLITIZUAR KEMBE e koke ja fut kot LIKJA PO BEN VERTET DETYREN SI PRESIDENT ASNJE HERE NUK KEMI PARE NJE PRESIDENT TE TILLE SI ILIR META BRAVO LIKE

    Përgjigju
    • Hinglateri: 12/01/2019 22:22

      Iliri po mbledh sapunet ne markete per ti pasur ne Burgunne Recit

    • Supa e Spitalit: 12/01/2019 16:39

      Bravo ! E hengre supen dhe ti per sot !

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

I dënuar për trafik të paligjshëm të emigrantëve, arrestohet 24-vjeçari në Rinas (EMRI)

I dënuar për trafik të paligjshëm të emigrantëve, arrestohet 24-vjeçari në Rinas (EMRI)