Merr fund makthi i luanëve në 'Parkun e Ferrit', kafshët transferohen nga Fieri në Tiranë (VIDEO-FOTO)

Rreth orës 22:30 të mbrëmjes të dielës kanë mbërritur në Kopshtin Zoologjik në Tiranë 3 luanët dhe 10 kafshët e tjera të Safari Park në Fier, të cilët u larguan nga atje për shkak të keqtrajtimit dhe mungesës së kushteve.

Në këto pamje që sjell Report janë momentet kur kafshët, mes tyre dhe luani që më sy të nxirë të cilit i kushtoi një lajm përditshmja angleze Daily Mail mbërrijnë në ambientet e kopshtit zoologjik që do të jetë streha e tyre e përkohshme.

Siç duket nga pamjet luanët dhe kafshët e tjera të egra janë future në kafazë dhe transporti është kryer nën mbikqyrjen e ekspertëve vendas dhe të huaj. 

Procedurat për sjelljen e kafshëve të egra nga “Safari Park” në Tiranë kanë nisur mëngjesin e së dielës por ato janë konkretizuar vetëm në orët e vona të mbrëmjes.

si, i cili ishte i shoqëruar nga përfaqësues të Bashkisë Tiranë dhe ekspertë shqiptarë dhe të huaj. 

Dita e sotme ka qënë një ditë shumë e ngarkuar veçanërisht për transportimin e kafshëve në kopshtin zoologjik. Sot mund të themi që arritën t'ja dalim që luanët të trasportohen. I shpëtuam nga një moment shumë i vështirë keqtrajtimi në parkun e Fierit. Të kemi mundësinë që të mos prodhojmë lajme siç bëmë me luanin por të prodhojmë lajme me bukuritë natyrore që ka natyra jonë.

Blendi Klosi, ministër 

Këto kafshë do qëndrojnë përkohësisht në kopshtin zoologjik të Tiranës, ndërsa më pas ato mund të transferohen jashtë vendit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë