Merret peng dhe dhunohet 25-vjeçari nga Divjaka, shpallet në kërkim autori

Merret peng dhe dhunohet 25-vjeçari nga Divjaka, shpallet në kërkim autori

Foto Ilustruese

Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim pas akuzave se ka marrë peng për 3 orë një 25-vjeçar.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur ditën e djeshme në Divjakë, ku shtetasi i identifikuar si A.B., 19 vjeç, banues në Divjakë, bashkë me disa persona të tjerë kanë marrë peng dhe dhunuar shtetasin me inicialet D.Gj., 25 vjeç, gjithashtu banues në Divjakë.

NJOFTIMI I POLICISË

U referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje dhe po punohet për kapjen e shtetasit A.B, 19 vjeç, banues në Divjakë.

Ky shtetas më datën 10.07.2018, së bashku me persona të tjerë ende të paidentifikuar, i kanë hequr lirinë për rreth 3 orë dhe kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit D.Gj., 25 vjeç, banues në Divjakë.

Po punohet për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në ngjarje dhe zbardhjen e plotë të saj. Nenet 110 e 25 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dërrmojeni: 11/07/2018 18:57

    Sapo ka marë ID e paska filluar jetën me gjëra të tilla, imagjinoni ç ka për të bërë ky tër jetën.. Prandaj urgjentisht të kapet e të dërgohet i lidhur këmbë e duar duke punuar në gurore për të gjithë kohën e dënimit! Keshtu do të kuptojë se më të çmuar se liria nuk ka asgjë në botë, brënda!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit