Merrni borxh çdo muaj? Kjo është metoda japoneze që iu mëson të kurseni

Merrni borxh çdo muaj? Kjo është metoda japoneze që iu mëson të kurseni

Foto ilustruese

Ka një metodë japoneze që synon të mësojë artin e kursimit. Një fenomen që është tani ndërkombëtar, në Japoni një rit masiv.

Për të kursyer thjesht ndiqni udhëzimet e agjendës dhe me kujdes shënoni çdo qindarkë të shpenzuar. Ankthi i parë, vetë-disiplina duhet të zhvillohet pa mashtruar, duke çliruar energjitë mendore dhe duke nxitur qetësinë e shpirtit.

Më poshtë keni të renditur hapat se si të kurseni:

1.Ruani faturat e çdo muaji

Vendosni faturat në tavolinë në fillim të çdo muaji dhe përcaktoni cilat janë të ardhurat dhe shpenzimet. Dallimi midis të ardhurave dhe kursimeve janë kursimet tuaja.

2. Shkruani qëllimet e muajit

Caktoni paraprakisht një objektiv kursimi. Zbrisni shpenzimet fikse për muajin dhe më pas vendosni një ose më shumë qëllime që dëshironi të arrini në afat të shkurtër apo të gjatë.

3.  Procesi i punës 

Ju mund të merrni në konsideratë të gjitha faturat e paguara në muajin paraprak ose ato që skadojnë në muajin aktual. Zgjidhni një nga dy opsionet. Pasi të keni marrë vendimin, është e rëndësishme që ta respektoni atë gjatë gjithë vitit: nuk ia vlen të ndryshoni ose të mashtroni. Tek e fundit po mashtroni veten.

4. Përditësoni shpenzimet javore

Për të qënë më preciz kontrollojini shpenzimet në baza javore. Për më shumë rreptësi kaloni në ditore. Shkruani çdo gjë para se të shkoni në gjumë ose në mëngjesin e ardhshëm, teksa hani mëngjes.

5. "Mbijetesa"

Kjo kategori përfshin artikujt e zakonshëm të konsumit si ushqimi, farmacia, transporti, fëmijët dhe kafshët shtëpiake.

Të tjerat janë opsionale, si psh: restorantet, të ngrënit jashtë, disko, duhan, kozmetikë. Përveç kësaj, ka ngjarje të jashtëzakonshme si: dhurata, riparime, mobilje dhe sende shtëpiake.

6. Momenti i së vërtetës

Ka ardhur momenti i së vërtetës. Aty fillon dallimi midis buxhetit fillestar dhe atyre që teprojnë në fund të muajit.

7. Çfarë mësohet çdo muaj?

Kjo metodë do t'ju ndihmojë të bëheni të vetëdijshëm për zakonet tuaja dhe të mësoni se ku i shpenzoni paratë.

8. Çfarë të bëjë me kursimet?

Është shumë e rëndësishme të mbani premtimin tuaj që të mos prekni arkën e kursimeve. Sa i përket parave ju do të vendosni se si do ti shpenzoni, ku dhe kur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë