Merrnin para nga bizneset, në pranga dy inspektorë të Task-Forcës së Ujit dhe një pronar lokali

Merrnin para nga bizneset, në pranga dy inspektorë të Task-Forcës së Ujit dhe një pronar lokali

Foto ilustruese

Arrestohen dy punonjës të Task-Forcës së Ujësjellës Kanalizime Tiranë, së bashku me një pronar lokali. Të arrestuarit, përkatësisht janë Erald Qosja, Astrit Nikolli dhe Florjan Lana.

Bëhet me dije se mbi bazën e materialit kallëzues të ardhur nga Drejtoria Vendore e Policisë, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka regjistruar procedimin penal Nr.1179 për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga nenet 259, 244, dhe 248 i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se, shtetasit K.A, Erald Qosja dhe Astrit Nikolli (punonjës së Njësisë Task Forcë të Ujësjellës Kanalizime Tiranë), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë 6 muajve të fundit, kanë lejuar disa subjekte – pronarë lokalesh në zonën e ish Gurores në fshatin Lanabregas – Dajt, që të bënin lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm, ku furnizonin autobote me ujë të pijshëm, kundrejt shumave të konsiderueshme lekësh, që të mos i ndëshkonin me masa administrative dhe të mos u prisnin lidhjet e paligjshme. Në këtë veprimtari kriminale, këta shtetas kanë bashkëpunuar me shtetasit Florjan Lana dhe A.H, pronarë lokalesh në fshatin Lanabregas, si dhe me shtetasit H.L e U.Sh., hidraulikë privatë, të cilët kryenin lidhjet e paligjshme.

Në kuadër të këtij procedimi, i cili është ndjekur me metoda speciale të hetimit, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka urdheruar ndalimin e shtetasve Erald Qosja, Astrit Nikolli, K.A, A.L të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 259-25 dhe 248 i Kodit Penal, si dhe per shtetasit Florjan Lana, A.H, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Eshte ekzekutuar urdhëri i ndalimit për shtetasit Erald Qosja, Astrit Nikolli dhe Florjan Lana.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë