Mesazhet e forta të Trump pas takimit historik me Kim Jong Un: Jo më lojëra e provokime për luftë!

Mesazhet e forta të Trump pas takimit historik me Kim Jong Un: Jo më lojëra e provokime për luftë!

Presidenti Donald Trump

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka mbajtur një fjalim të gjatë pas nënshkrimit të marrëveshjes me liderin e Koresë së Veirut, për denuklearizimin e Gadishullit Korean.

Para mijëra gazetarëve, Presidenti Trump përcolli mesazhe të forta dhe me peshë për ‘dy botë të ndara deri më tani’. Trump tha se Koreja e Veriut po shkatërron botën me testimin e raketave, duke shtuar se me nënshkrimin e marrëveshjes SHBA dhe Koreja ranë dakord për denuklearizim.

Koreja e Veriut po shkatërron një vend të madh me testimin e raketave. Ne ramë dakord pas nënshkrimit të marrëveshjes. Angazhimi ynë është i palëkundur për të përfunduar denuklearizimin e Gadishullit Korean dhe Kim është dakord për këtë.

Donald Trump, President i SHBA

Sa i takon luftës së vazhdueshme mes dy koreve, Donald Trump theksoi se kjo luftë e përgjakshme tashmë ka marrë fund, teksa shtoi se e kaluara nuk duhet të përcaktojë të ardhmen.

Në fund, pas 70 vitesh, do të marrë fund lufta koreane. Pas një konflikti të jashtëzakonshëm, të përgjakshëm, që shkatërroi Gadishullin Korean për 70 vjet, do të përfundojë së shpejti lufta. E kaluara nuk duhet të përcaktojë të ardhmen, konflikti i djeshëm nuk duhet të jetë lufta e së nesërmes, kundërshtarët mund të bëhen miq.

Donald Trump, President i SHBA

Trump deklaroi se SHBA do të ndalojë ‘lojërat e luftës’ dhe provokimet, duke vënë theksin te ushtrimet e përbashkëta ushtarake. Ai theksoi se shpreson të tërheqë përfundimisht forcat amerikane nga Koreja e Jugut, duke shtuar se kjo nuk do të ndodhë për momentin.

Më tej, Trump foli dhe për studentin amerikan, Otto Warmbier, që u burgos në Korenë e Veriut dhe vdiq pas riatdhesimit në SHBA.

Ishte një gjë e tmerrshme, ishte brutale, shumë njerëz u përqendruan në atë që ndodhi, duke përfshirë dhe Korenë e Veriut. Otto nuk vdiq. Ai ishte një person shumë i veçantë dhe do të jetë për një kohë të gjatë në jetën time.

Donald Trump, President i SHBA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rritje graduale temperaturash dhe diell, parashikimi i motit për sot

Rritje graduale temperaturash dhe diell, parashikimi i motit për sot