Mesazhet e Tahirit, Veliaj: Nuk shoh lajme, ish-ministri të provojë të vërtetën e vet

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar edhe mesazhet e Saimir Tahirit pas seancës së Kuvendit javën e kaluar.

Te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Veliaj tha se nuk sheh lajme, ndërsa shtoi se detyrë e ish-ministrit është të provojë të vërtetën e vet përballë akuzave të drejtësisë. 

Kam tre vjet që s’jam në parlament, në qeveri, kolegu jonë të përballet me drejtësinë dhe të provojë të drejtën e tij. Duhet pyetur dikush që ka qenë në komision, unë s’kam parë një gjë të tillë. Ai të provojë të vërtetën e vet.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës

Pjesë nga intervista:

Si i cilësoni mesazhet e koduara të Tahirit...
Veliaj
: Nuk i kam ndjekur. Jam një njeri shumë i lumtur që nuk shoh lajme, fare. 

Tahiri tha, nuk ka bir nënë dhe bir kurve që të më trembë mua...
Veliaj:
Nëse dikush i ka thënë trembesh, i është përgjigjur në mënyrë popullore që nuk trembem. Çfarë duhet të komentojë kryetari i bashkisë? 

A duhet të ishte aprovuar kërkesa e prokurorisë për arrestimin?
Veliaj
: Kam tre vjet që s’jam në parlament, në qeveri, kolegu jonë të përballet me drejtësinë dhe të provojë të drejtën e tij. Duhet pyetur dikush që ka qenë në komision, unë s’kam parë një gjë të tillë. Ai të provojë të vërtetën e vet. 

Kaq shumë di Tahiri sa të shantazhojë...
Veliaj:
Në atë komision nuk u dha një provë që të justifikonte arrestin me burg. Saimiri është në këtë qytet, nuk është larguar, është në gatishmëri të kësaj drejtësie. 

Pse PS i ofroi mbrojtje?
Veliaj:
PS s’i ka ofruar mbrojtje askujt. Ka larguar shumë anëtarë kur ka pasur insinuata për probleme me drejtësinë. PS është e fundit që mund të shantazhohet, nuk është fare ky proces. 

A e shihni të mundshëm rikthimin e tij në PS?
Veliaj:
Pas këtij procesi duhet të vendosë ai se cili do jetë angazhimi politik. 


Lajmi kryesor:

Po sikur Rama të mos ju rikandidojë? Veliaj: E pamundur, jemi si 'mishi me thoin'!


  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon