Mesazhi i Ermal Metës pas 'Eurovision-it': Ishte nder të këndoja për të gjithë ju!

Mesazhi i Ermal Metës pas 'Eurovision-it': Ishte nder të këndoja për të gjithë ju!

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro

Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta, i cili përfaqësoi Italinë në ‘Eurovision 2018’, ku u rendit i 5-ti në finalen e madhe, ka dhënë një mesazh për të gjithë fansat.

Ermal Meta mori pjesë në ‘Eurovision’ së bashku me këngëtarin italian, Fabrizio Moro, me këngën ‘Non Mi Avete Fatto Niente’. Në një mesazh në ‘Instagram’, Ermali ka shkruar se ishte nder të këndoje për gjithë ato fansa, ndërsa e ka cilësuar një udhëtim shumë të bukur pjesëmarrjen në këtë event.

Pra shkoi, është dhe do të jetë një nder i madh të këndosh për të gjithë ju. Ishte një udhëtim shumë i bukur deri këtu dhe faleminderit, çdonjëri nga ju ka qenë special. Unë dhe miku im Fabrizio ju falënderojmë dhe ju dhurojmë një përqafim.

Ermal Meta, këngëtar


(Mesazhi i Ermal Metës)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë