Mesi shkon e papërgatitur në mbledhje, Ruçi: Të mos kemi më fjalë/ Report Tv zbardh debatin te Konferenca e Kryetarëve

Mesi shkon e papërgatitur në mbledhje, Ruçi: Të mos kemi më fjalë/ Report Tv zbardh debatin te Konferenca e Kryetarëve

Senida Mesi dhe Gramoz Ruçi

Paaftësia e zëvendëskryeministres Senida Mesi për t’i dhënë një përgjigje kryetares së Komisionit të Sigurisë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të datës 4 korrik, ka nxitur një reagim të ashpër nga ana e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Sipas procesverbalit të siguruar nga Report TV, Mesi nuk dinte nëse miratimi i një marrëveshjeje ishte apo jo urgjente, çka ka bërë që Ruçi t’i drejtohet numrit dy të qeverisë se ajo nuk mund të bëjë sikur nuk di e nuk sheh, e për këtë çështje herë tjetër Ruçi nuk do të ketë sërish fjalë. 

Debati në mbledhjen e 4 korrikut

Ermonela Felaj – Do të doja të shtoja se, ne si komision i Sigurisë jemi komision për dhënie mendimi dhe jo përgjegjës në lidhje me projektligjin “Kodi Ajror në Republikën e Shqipërisë”. Kemi folur me shërbimet e Kuvendit në lidhje me Kodin Ajror, që ndoshta do të ishte më e përshtatshme që mos ta përfshinim tani në kalendar.

Do të doja të pyesja Zëvendëskryeministren zonjën Senida Mesi në lidhe me projektligjin “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë” nëse ka urgjencë shqyrtimi i këtij projektligji, i cili është parashikuar në kalendar për t’u shqyrtuar në seancën e datës 19 korrik 2018. Nga komisioni i Integrimit më thonë se mungon tabela e përputhjes dhe nga ana tjetër ligji është shumë i ngarkuar me terminologji teknike dhe ndoshta do të na marrë shumë kohë. Është e nevojshme që ta kalojmë tani, apo ta shtyjmë për në shtator?

Senida Mesi – Në Këshill të Ministrave nuk kam dëgjuar për ndonjë urgjencë, por do të konsultohem edhe me Kryeministrin për këtë problematikë në lidhje me projektligjin dhe do t’ju kthej përgjigje, si Juve zoti Kryetar edhe zotit Balla, Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Gramoz Ruçi – Duhet të bëni një kujdes zonja Zëvendëskryeministre, veçanërisht pas daljes së vendimit të fundit të Këshillit të Bashkimit Europian. Tradicionalisht, por veçanërisht këtë vit kalendarik, duhet të keni në qendër të vëmendjes tabelën e përputhshmërisë së legjislacionit. Këtë ta keni të prerë dhe të mos ketë absolutisht asnjë lëshim në këtë drejtim.

Edhe Ju si Zëvendëskryeministre për marrëdhëniet me parlamentin edhe me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme dhe përfaqësuesit e saj, duhet të ktheheni në gardianë të kësaj çështjeje përpara se ligji të depozitohet në Parlament. Është një gjë shumë e mirë që Komisionin e Integrimit, që ndjek këtë çështje e ka opozita, por pavarësisht anëtarët tanë duhet të bëhen gardianë të kësaj çështjeje. 

Kjo është një nga funksionet tona si parlamentarë, prandaj të mos kemi fjalë. Në qoftë se do të mungojë tabela e përputhshmërisë do të kthehen ligjet mbrapsht, ta dini këtë, pasi nuk mund të bëjmë sikur nuk e di, sikur nuk e shikon, sikur s’e dëgjon, sikur s’e kupton, as deputetët, as komisionet dhe as seanca e parlamentit. Këtë duhet ta keni të prerë si Qeveri. 

PDF/Debatet gjatë mbledhjes së konferencës së kryetarëve (kliko) që të hapet dokumenti

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Partia: 29/07/2018 21:31

    Shoqa gramoz mos bej si i prer se e harrove fustanin tat.Po sa te jesh ti aty ish mesues fshati qe ju lepive partis e zdi akoma te artikulohesh e jo me noi fjale te huaj ska europe per ne ..ti futi nji shishe raki se e ke qef e bej si fashatar i "fort"

    Përgjigju
    • Soso: 30/07/2018 07:18

      Gramoz ftyrshapka eshte rigoroz ne pune lum ne qe e kemi

  • Leshteriket e shqiperise: 29/07/2018 19:40

    3 gjera evidentohen qarte,qeveria punon fort,parlamenti akoma me fort,dhe e treta mungon kalendari i perputhshmerise

    Përgjigju
    • Soso: 30/07/2018 07:16

      Ahahahha sa e holle

  • Ilo: 29/07/2018 11:11

    Kukulla : do pyes kryeministrin keshtu eshte si ti marresh nga rruga e ti besh pushtetare normalisht paftesine do deshmosh me mire te kishte bere Keti Bazhdarin se kete pispilluqe

    Përgjigju
    • koli1: 29/07/2018 11:36

      nese nuk ka degjuar gje, pse te jete pergjegjese per veprimet apo mosveprimet e tjereve. ndarja e informacionit eshte pergjegjesi e atij qe e ka, jo e atyre qe se kane.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni braktis 'anijen', Nacho largohet nga Real Madridi pas 23 vitesh

Kapiteni braktis 'anijen', Nacho largohet nga Real Madridi pas 23 vitesh