Mesi, takim me akademikët: Bashkëpunimi me ju, themelor në përgatitjen e profesionistëve të rinj në administratë

Mesi, takim me akademikët: Bashkëpunimi me ju, themelor në përgatitjen e profesionistëve të rinj në administratë

Senida Mesi, Zv.kryeministrja Mesi gjatë takimit me akademikët

Zëvendëskryeministrja e Republikës Senida Mesi zhvilloi këtë të premte një takim me akademikë të fushave të ndryshme, ku temë kryesore e dikutimit ishte, “Tërheqja e më të mirëve në administratën publike”.

Teksa e vlerësoi shumë të rëndësishëm takimin me akademikët, Mesi u shpreh se reforma në administratën publike mbetet një nga prioritet kyçe të Shqipërisë në rrugëtimin europian.

Duke e cilësuar procesin e realizimit të saj një sfidë për qeverinë, zëvëndëkryeministrja theksoi nevojën për rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit me universitetin dhe fushën akademike, për ta çuar përpara këtë reformënë.

 Natyrisht që procesi është kompleks dhe shumë sfidues. Ndaj, gjithë-përfshirja e aktorëve është për mua me rëndësi për të thelluar këtë reformë që kemi nisur. Po punojmë në disa drejtime sikurse janë: përmirësimi i aksesit, transparencës dhe cilësisë së shërbimeve publike përmes ofrimit të shërbimeve të integruara dhe online. Kemi ulur ndjeshëm barrën administrative për bizneset dhe qytetarët përmes procesit të derregullimit apo ndryshe thjeshtimit dhe lehtësimit të procedurave në marrjen e lejeve, liçencave, autorizimeve apo shërbimeve nga shteti. Gjithashtu, po punojmë për zhvillimin e stafit në administratën publike, përmirësimin e sistemit të rekrutimit e promovimit, rivitalizimin e stafit përmes trajnimeve etj.

Senida Mesi, zëvendëkryeministre

Sipas Mesit e gjithë kjo nismë ka një objektiv themelor transformimin rrënjësor të kulturës së punës në administratën publike dhe që sipas saj ,që do të ndikojë edhe ngritjen e të rijnve në rrafshin profesional.

 Kjo bëhet vetëm me meritokraci, integritet, profesionalizëm e përkushtim - këto janë vlerat për të cilat ne po punojmë dhe që po promovojmë, edhe pse mes rezistencës së sistemit apo të natyrës njerëzore sa i takon ndryshimit. Unë e shoh universitetin jo vetëm si qendra e prodhimit të dijes dhe e përgatitjes së brezave të rinj, por si një aktor zhvillimor që i përgjigjet nevojave që ka tregu i punës, biznesi, politikë-bërja, komuniteti e zhvillimi në tërësi i vendit. Përmes angazhimit të të rinjve, ndërtimit të kulturës së punës tek ta të bazuar tek shërbimi ndaj qytetarëve, transparenca e integritet, ne shpresojmë ndryshimin radikal të sistemit të vlerave që kanë mbizotëruar deri tani në administratë.

Senida Mesi, zëvendëkryeministre

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet