POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Messi: Juvja me Ronaldon mund të fitojë Championsin

Lionel Messi dhe Christiano Ronaldo

“Pa Cristiano Ronaldon Real Madrid është një skuadër më e dobët. Tashmë Juventusi është një nga favoritet për të fituar Champions League”. Këto janë fjalët e rëndësishme që Leo Messi ka thënë në një intervistë për Catalunya Radio. Më pas kapiteni i Barcelonës flet për atë me të cilin ka rivalizuar për vite me radhë në Spanjë portugezin Ronaldo:

”Vendimi që morri Ronaldo më habiti pasi nuk e imagjinoja larg Real Madrid dhe për më shumë që të shkonte tek Juventusi. Kishte shumë skuadra që e kërkonin Ronaldon por gjithsesi ai shkoi në një skuadër shumë të mirë” sqaron argjentinasi.

Messi që shënoi dy gola ndaj Huesca në takimin e fundit në La Liga flet për Champions League:

”U bënë tre vite që eliminohemi që në fazën çerekfinale por këtë sezon kemi një skuadër spektakolare dhe do të luftojmë për të fituar Champions League” e mbyll kapiteni i Barcelonës kryesuese të kampionatit spanjoll.

f.g.
Komento