Mësuesi nuk është si mjeshtri i divanit

Mësuesi nuk është si mjeshtri i divanit

Foto Ilustruese

Mbaruan pushimet dhe tani e gjetëm kë të kryqëzojmë për pakënaqësitë: Nisi shkolla dhe mësuesit janë fajtorët nëse fëmijët tanë nuk janë të sjellshëm, nuk janë të urtë, nuk janë të dashur, nuk kënaqen, shëndoshen, dobësohen, nervozohen, nuk kanë rezultate të larta në mësime; nuk janë të parët, nuk janë më fashion se ata të klasës, lagjes e qytetit...

Të gjitha filozofitë e pedagogjitë dëshmojnë për rëndësinë e tre viteve të para të jetës së fëmijëve, por ne këtu në Shqipëri as nuk duam ta dëgjojmë: Nëse ka diçka që me fëminë time nuk shkon, e në të shumtën e rasteve bëhet fjalë për parametra që të kënaqin egon e prindërve, atëherë e kemi kollaj të gjejmë një fajtor. Kështu nisin ndërrimet e shkollave, të iPhonave, të lodrave elektronike, të mësuesve, të qyteteve, të shteteve për të kërkuar e për të gjetur atë që përshtatet me superfëmijën tonë.

“Më pëlqen shumë ky plazhi mami. Dua të shkoj të luaj te lodrat aty”, i thonte një vogëlush dy prindërve duke i treguar lodrat luksoze që shihte nga jashtë një hoteli me 5 yje. Dhe nëna me ton të bezdisur dhe serioz: “Pse jo. Mëso, bëhu i pasur dhe një ditë mund të shkosh aty”. “Po ti mami, po ti babi, pse nuk i bëre këto?”, pyet vogëlushi natyrshëm.

Jemi mësuar të shohim si armiq dhe si jo pjesë bashkëpunuese të një harmonie mësuesit, mjekët, administruesit, fqinjët, komunitetin etj. për të bërë së bashku diçka të mirë.

Në rrjetet sociale, në gëzimin dhe emocionet e ditës së parë të shkollës, mes fotove të bukurisë dhe çiltërsisë së fëmijëve, spikat dukshëm ndonjë zhgënjim: Prindër që pretendojnë që në shtëpi mësuesit të mos i sjellin një fëmijë ndryshe nga ç’e dëshirojnë!

Ku shkojmë? I mendojmë fëmijët sikur porosisim divanin, kuzhinën, apo dhomën e gjumit? Ua lemë në dorë të tjerëve punën delikate, dashurinë e përgjegjësinë e bukurisë së jetës së fëmijëve? Ekstremi tjetër do të ishte të pretendonim t’i mbanim për vete, por më e bukura dhe e drejta, besoj, se është të kemi mirëbesim e bashkëpunim. E megjithatë, nuk është kjo e imja një formulë e as pretendoj, t’ua sygjeroj të tjerëve si të tillë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Revista skoceze: Riviera Shqiptare, destinacioni i pushimeve evropiane me plazhe tropikale

Revista skoceze: Riviera Shqiptare, destinacioni i pushimeve evropiane me plazhe tropikale