Meta apel Ramës dhe Bashës: Dialog për cështjet emergjente dhe hapjen e negociatave

Meta apel Ramës dhe Bashës: Dialog për cështjet emergjente dhe hapjen e negociatave

Kristian Danielson dhe Ilir Meta

TIRANE-Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkon nga palët politike në vend që të angazhohen në dialog për të zgjidhur cështjet emergjente që lidhen me shtetin ligjor.

Apelin kreu i shtetit e bëri sot pas takimit me Drejtorin e Përgjithshëm për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësimit në Komision Evropian, Kristian Danielson.

Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e zbatimit pa vonesë të 5 prioriteteve kyçe, të cilat kushtëzojnë vendimin e ardhshëm për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Duke ndarë vlerësimin e shprehur edhe në projekt-rezolutën e miratuar dje në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, kreu i Shtetit vuri në dukje se nevojiten përpjekje të shumëfishuara dhe trajtim përparësor i sfidave madhore, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në ekonominë e vendit.

Presidenti bëri thirrje që të gjitha palët, sipas përgjegjësive institucionale që mbajnë, të angazhohen në një dialog të institucionalizuar dhe strukturuar për t’u dhënë zgjidhje çështjeve tashmë emergjente që lidhen me shtetin ligjor dhe të së drejtës.

Parlamenti Europian miratoi dje rezolutën për përparimin e Ballkanit Perëndimor me 44 vota pro, 5 kundër dhe 5 abstenim. Megjithatë, rezoluta e miraton rrugën e përcaktuar nga Këshilli për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë në qershor 2019, me kusht që vendi të përmbushë të gjitha kushtet e nevojshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 15/10/2018 21:15

    Shqiperia do futet ne bashkimin Enropian,por kur te deshiroj bashkimi Evropian.Sado te plotesojme ne kushtet qe na vendosen,s'do tia harijme qellimit,nese BE-jas'ka deshiren e mir te na pranoi.

    Përgjigju
  • Erik: 10/10/2018 15:55

    Po gruas do i thuash ndonje fjale?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Aksidenti pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur

Tiranë/ Aksidenti pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur