Meta dhe Xhaçka kujtojnë 106-vjetorin e themelimit të Ushtrisë Shqiptare: Faleminderit për kontributin

Meta dhe Xhaçka kujtojnë 106-vjetorin e themelimit të Ushtrisë Shqiptare: Faleminderit për kontributin

Fotoja e katër ushtarëve të parë shqiptarë

Presidenti Ilir Meta dhe Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka kanë kujtuar ditën e sotme 106-vjetorin e themelimit të Ushtrisë Shqiptare.

Me anë të një statusi në Facebook, Meta ka përcjellë konsideratat më të larta për burrat dhe gratë nën uniformë, të cilët vazhdojnë të shërbejnë me përkushtim dhe sakrifica mbrojnë vendin dhe sigurinë kombëtare.

Zoti i bekoftë ushtarakët shqiptarë! Lavdi të përjetshme dëshmorëve, të cilët dhanë jetën për Atdheun!

Ilir Meta, president 

Postimi i Metës në Facebook:

Ndërsa ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka postuar foton e parë të 4 ushtarakëve shqiptarë në ditët e para të krijimit të Ushtrisë Kombëtare më 1912.

“Faleminderit për kontributin!”,-shkruan Xhaçka në Facebook.

Postimi i Xhaçkës në Facebook: 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:10
‘Puthje dhe përqafime me familjarët’, niset për në Kabul kontingjenti i radhës i Forcave të Armatosura

Kur shënojnë plot 106-vjet nga krijimi i ushtrisë, është nisur për në Kabul kontingjenti i radhës i Forcave të Armatosura prej 66 ushtarakësh që do të shërbejnë 6 muaj.

Siç edhe duket nga fotot e mëposhtme, ushtarët janë përshëndetur mes puthjeve dhe përqafimeve me familjarët e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pagoi Nuredin Dumanin që t'i vriste gruan, Prokuroria kërkon 6 vite e 6 muaj burg për ish avokatin Alban Bengasi

Pagoi Nuredin Dumanin që t'i vriste gruan, Prokuroria kërkon 6 vite e 6 muaj burg për ish avokatin Alban Bengasi